Lëngu i shegës ndihmon që të entuziazmoheni në punë

Shkencëtarët pohojnë se si lëngu i shegës mund t’ju ndihmojë që ta përballoni stresin në punë.

Thonë se si ky lëng rregullon frekuencën e zemrës dhe ju bën të entuziazmuar sa i përket punës. Në hulumtim janë vëzhguar një grup i vullnetarëve, të cilët çdo ditë kanë konsumuar rreth gjysmë litre të këtij lëngu përgjatë dy javësh.

Në fund të periudhës së vëzhgimit, të gjithë ata ishin të entuziazmuar, kishin më shumë inspirim, ishin më krenarë dhe më produktivë në punë.

Po ashtu, është vërtetuar se ishin më pak nervozë dhe kanë ndier më pak shqetësim dhe faj të lidhur me punë, se sa në fillim të periudhës testuese. Hulumtimin është kryer nga profesorët e universitetit “Queen Margaret” në Edinburgh.