Home Shëndetësi Lëngu i mentes, ideal për të pastruar mëlçinë. Mësoni si ta përgatisni

Lëngu i mentes, ideal për të pastruar mëlçinë. Mësoni si ta përgatisni

2Mëlçia ka nevojë për ushqime të shëndetshme në mënyrë që të kryejë funksionin e saj në mënyrën e duhur. ushqimet e skuqura, alkooli, duhani janë armiku kryesor i mëlçisë.

Ekspertët e shëndetësisë thonë se detoksifikimi i mëlçisë është shumë i rëndësishëm për shëndetin e saj dhe për shëndetin e përgjithshëm të trupit. Detoksifikimi i mëlçisë heq toksinat e rrezikshme që grumbullohen rreth saj, përmirëson absorbimin e proteinave etj. Nëse jeni të prekur nga viruset apo sëmundjet e mëlçisë dieta e pastër ushqimore dhe detoksifikimi është shumë i rëndësishëm.

Ja një recetë natyrale shumë efektive në detoksifimimin e mëlçisë:

Përbërësit: një grusht me gjethe mente, lëng limoni, lëng portokalli, 1 litër ujë i filtruar, mjaltë

Përgatitja: vloni ujin së bashku me gjethet e mentes për disa minuta. Lëreni të ftohet në temperaturën e ambientit dhe më pas shtojini përbërësit e tjerë. Lëngun e krijuar mund ta ruani në frigorifer.

Konsumoni një gotë lëng në mëngjes dhe një gotë në darkë. Lëngu i mentes përveç se do t’ju detoksifikojë mëlçinë do t’ju përmirësojë tretjen gjithashtu. /Burimi: Choose Healthy Life/

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...