Lexoi sa ma shumë fëmijëve

Lexoi sa ma shumë fëmijëveTë lexuarit ndikon në trurin e fëmijës. Këtë e provon dhe shkenca tani.

Gjatë kohës që i lexoni fëmijës suaj, zona përgjegjëse për kuptimin e fjalëve dhe memorizimin e fakteve bëhet më shumë aktive.

Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon që prindërit duhet t’i lexojnë fëmijës së tyre që kur janë të sapo lindur.

Fëmijët të cilët prindërit u lexojnë kur janë të vegjël, diferencojnë në sjellje dhe në aftësitë akademike. Sipas një studimi kjo gjë ka ndikim edhe në performancën e trurit.

Kërkimet morën në provë fëmijë mes moshës 3 dhe 5 vjeç të cilët iu nënshtruan skanimeve me imazhe magnetike ndërsa po degjonin një histori të regjistruar. Ndërsa prindërit u jepnin informacion mjekëve se sa shpesh ata u lexonin dhe komunikonin me fëmijët.

Kërkimet konkluduan në faktin se në kohën që fëmijës i tregohet një përrallë, pjesët në anën e majtë të trurit bëhen aktive. Këto janë pjesët përgjegjëse për kuptimin e fjalëve, koncepteve dhe gjithashtu për memorizimin e fakteve. Po të njëjtat pjesë të trurit janë parë të bëhen aktive edhe te fëmijët më të mëdhenj gjatë kohës kur lexojnë apo dëgjojnë një histori.

Ky studim tregon se zhvillimi në këtë zonë fillon në moshë shumë të vogël, thotë Tzipi Horowitz-Kraus, e cila është një ndër autorët e studimit që u publikua këtë të hënë në revistën Pediatrike.

Gjithashtu shumë interesant është fakti se si aktiviteti i kësaj zone të trurit është më i lartë në ata fëmijë që prindërit i krijojnë një mjedis letrar në shtëpi duke i lexuar rregullisht. “Sa më shumë i lexoni fëmijës suaj aq më shumë ndihmoni që neuronet e kësaj pjese të trurit të rriten dhe të lidhen me njëra-tjetrën duke ndihmuar që fëmija në të ardhmen ta ketë shumë të lehtë leximin dhe kuptimin e koncepteve”, thotë Horowitz-Kraus.

Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon që prindërit duhet t’i lexojnë fëmijës së tyre që kur janë të sapo lindur.

Përpara këtij studimi, një tjetër kërkim ka vërtetuar se fëmijët të cilët rriten mes librave, vazhdojnë gjatë gjithë jetës të jenë më të aftë në shumë disiplina, thotë Berry Zuckerman, profesor i pediatrisë në Boston University School of Medicine. Këta fëmijë kanë fjalor më të pasur, lexojnë më rrjedhshëm, kanë përqëndrim të lartë dhe janë më të përgatitur për të shkuar në shkollë.

Të lexuarit me fëmijën tuaj ka edhe përfitime të tjera përveç rritjes së performancës së tij. “Është një nga aktivitetet më të dashura që mund të bëni me fëmijën tuaj, jeni afër fizikisht dhe ndoshta është koha kur gjërat meren shtruar dhe gjithashtu jeni plotësisht të fokusuar te njëri-tjetri”, përfundon profesor Zuckerman.