Home Këshilla Seksuale Lidhja mes seksit oral dhe kancerit të gojës

Lidhja mes seksit oral dhe kancerit të gojës

Shifrat alarmante të kancerit të gojës dhe lidhja e kësaj sëmundjeje me seksin oral ka bërë që BBC të rrëzojë një tabu televizive dhe në muajt e arshshëm të transmetojë një dokumentar ndryshe nga të tjerët.

Ky dokumentar, që do të prezantohet nga aktorja britanike Jaime Winstone, do të shtrojë në mënyrë të hapur ceshtjen e lidhjes qe ekziston mes seksit oral dhe kancerit të gojës.

Sipas të dhënave shkencore kjo sëmundje e rrezikshme nuk shkaktohet vetëm nga cigarja dhe alkooli, por edhe nga papiloma virus (HPV), një virus që transmetohet te partnerët dhe është përgjegjës për kancerin e qafës së mitrës.

Të dhënat e bëra publike nga shoqata britanike “Cancer Research UK” përcaktojnë se sëmundja po përhapet me shpejtësi.

Cdo vit në Mbretërinë e Bashkuar vdesin 1.800 persona nga kanceri oral. Shifrat tregojnë se kjo sëmundje në 20 vitet e fundit është rritur me 50% te meshkujt, ndërsa në 12 muajt e fundit 3 përqind te gratë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Pse duhet ta kontrolloni gjithmonë skadencën e ujit në shishe?

Data e skadimit e ujit të ambalazhuar në shishe plastike është data kur plastika fillon të prishet dhe lëshon kimikatet e saj në ujë. Është njohuri e zakonshme që ju nuk duhet të pini nga shishet e ujit që keni lënë në një makinë të nxehtë, sidomos kur temperaturat e motit janë të larta. Por kur është hera e fundit që...