Lidhshmëria midis ndotjes së ajrit dhe pikës në tru

Sipas rezultateve të studimit të ri, ndotja e ajrit nuk është parë të ndikojë në shpeshtësinë e pikës në tru te pjesëmarrësit e studimit që nuk vuanin nga diabeti

Rezultatet e mbledhura nga 9.200 pjesëmarrës në studim, tregojnë sesi ndotja e ajrit çon deri të rritja e rrezikut nga pika në tru të personat me diabet.

Shkencëtarët amerikanë nga Universiteti ‘Brown’ shtojnë sesi diabeti është faktor i njohur i rrezikut për pikë në tru.

Sesi është botuar në revistën shkencore ‘Epidemiology’, gjatë ditëve kur shënohet një rritje e ndotjes së ajrit, është parë se diabetikët kishin një rrezik nga pika në tru për mesatarisht 11%, krahasuar me ditët kur ajri ishte relativisht i pastër.

Sipas rezultateve të studimit të ri, ndotja e ajrit nuk është parë të ndikojë në shpeshtësinë e pikës në tru të pjesëmarrësit e tjerë në studim.

Studime të shumta të mëparshme kanë vënë në pah lidhshmërinë midis ndotjes së ajrit dhe rrezikut më të madh nga paraqitja e problemeve me zemër.