Home Ushqim Limoni, efikas kundër mykut

Limoni, efikas kundër mykut

Shpesh ndodhë që, në konservën e ullinjve, të formohet myku. Sa herë që duam të marrim ullinjtë, ballafaqohemi me rrezikun që të konsumojmë edhe myk.

Sado të dobishëm që të jenë ullinjtë, nuk ia vlen që të rrezikojmë. Në anën tjetër, është dëm i madh që të hedhen në bërllok gjithë ata ullinj. Për fat të mirë, mjafton që në konservën e ullinjve ta qesim një grishë limon. Ju garantojmë që nuk do të shihni më myk aty.

Limoni, respektivisht lëngu i tij, mund të përdoret edhe për gjëra të tjera. Për shembull, me rastin e blerjes së vezëve, shpesh ndodh që ndonjëra prej tyre, të kërcasë, respektivisht t’i çahet lëvozhga.

Nëse duam t’i thyejmë vezët, natyrisht kjo nuk paraqet problem të madh, por nëse duam që vezët t’i ziejmë, atëherë puna qëndron ndryshe. Mjafton që, në vendin ku lëvozhga e vezës është çarë, të qesim pak vaj, apo lëng limoni dhe më pas mund ta ziejmë edhe këtë vezë pa problem.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...