Home Teknologji Internet Lind aplikacioni për të sëmurët me sklerozë

Lind aplikacioni për të sëmurët me sklerozë

Lind aplikacioni për të sëmurët me sklerozëDita Globale e SLA-së, ishte një rast për të nxjerrë në pah rezultatet e fundit të kërkimit teknologjik mbi sklerozën laterale. Në Milano janë shfaqur aplikacionet për kontrollin e pajisjeve elektronike dhe paraqitjen e tru-kompjuterit.

Tashmë njerëzit me sklerozë do të komunikojnë më lehtë, në saje të përparimeve që hulumtimi kundër saj vazhdon të bëjë. Me rastin e Ditës Globale të Sklerozës, në fakt, u prezantuan dy projekte inovative nga AriSLA Foundation gjatë konferencës së katërt vjetore.

Ky është aplikacioni i parë që lejon pacientët më sklerozë për të komunikuar dhe për të ruajtur autonominë e tyre përmes një pllake të thjeshtë për t’u përdorur brenda dhe jashtë trurit. Një mjet që mund të lejojë kontrollin e pajisjeve elektronike në shtëpi, të mjedisit, të tilla si drita, TV, ajër të kondicionuar.

Projekti i dytë, shkruan Idea, është një sistem ndihmës i komunikimit, i zgjeruar nga një tru-kompjuter në gjendje të dishifrojë impulset neurologjike dhe transformimin e tyre në fjalë dhe veprime, duke siguruar kështu një ndihmë të rëndësishme për të sëmurët në shkallën më të avancuar.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...