Home Shëndetësi Lindja cesariane yerja me gji: ja cfare duhet te dini!

Lindja cesariane yerja me gji: ja cfare duhet te dini!

Ndërhyrja kirurgjikale, e nevojshme për disa lindje te ndërlikuara mund te sjelle disa shqetësime për nenat e ardhshme te cilat nuk mund te arrijnë ta ushqejnë ashtu si duhet fëmijën e tyre.

Megjithatë edhe pse dhimbja apo lodhja mund te shkaktojnë probleme fillimisht, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar sepse edhe këto nena janë te afta te ushqejnë me gji. Ja disa këshilla qe japin specialistet.

A  është e mundur ushqyerja me gji pas një lindjeje cezariane?

Sigurisht qe po, është tërësisht e mundur qe pas një lindjeje cezariane nenat te ushqejnë me gji fëmijët e tyre. Megjithatë është thelbësore qe ato te informohen nga profesionistet e shëndetit, mbi pasojat e një cezariani. Ne këtë mënyrë nena e ardhshme do dije gjithçka mbi atë qe e pret, mbi dhimbjet apo mbi gjerat me delikate te ushqyerjes me gji. Nga ana tjeter, anestezia e përgjithshme e trupit, po del sot nga moda dhe nenat, te cilat janë te vetëdijshme mund ta marrin shpejt ne krahë fëmijën e tyre.

Vështirësitë për nënën

Sigurisht qe aktiviteti fizik pas një lindjeje cezariane është i ndaluar ne mënyrë qe plaga te mbyllet dhe te mos shkaktoje shume dhimbje. Vështirësia e pare e nenave është lëvizja. Atyre nuk iu këshillohet te ngrihen për te marre bebin dhe te ulen për t’i dhënë gji. Ne këto raste duhet kërkuar ndihma e te afërmve (e babait te bebit për shembull) apo edhe te infermiereve. Nga ana tjetër fëmija mund ta ketë te vështirë ta kape gjirin për shkak te tensionit fizik qe ka pasur gjate lindjes. Sipas specialisteve, nëse fëmija ka vështirësi për te thithur qumështin, edhe nena prodhon me pak te tille. Është një rreth vicioz ky… Megjithatë pas disa ditësh çdo gjë i kthehet normalitetit. Ne te gjitha rastet me e mira është qe bebi te vendoset sa me pare ne gji pasi nena te ketë marre veten.

Specialistet këshillojnë te gjitha nenat e reja për një fenomen mbi te cilin flitet pak pas lindjes se fëmijës, mbi kontraktimet pas-lindjes. Kur nena bën një lindje cezariane ajo mund te ketë kontraktime jo te këndshme ne momentin kur ushqen fëmijën me gji. Stimulimi i kokës se gjoksit sjell kontraktime te mitrës. Këto te fundit zhduken dy deri tre dite pas lindjes dhe mund te qetësohen nga ndonjë mjekim kundër dhimbjes i cili behet vetëm nga një profesionist i shëndetit.

Si duhet pozicionuar bebi?

Me e rëndësishmja është qe trupi i fëmijës te mos jete ne kontakt me plagën e nënës se tij, për te shmangur çdo lloj dhimbjeje. Ne këtë mënyrë këshillohet qe bebi te vendoset pingul me veten. Ideale është qe nena te jete gjysme e shtrire dhe kurrizin ta ketë te mbështetur ne një jastëk. Fëmija do jete shume pranë gjirit dhe trupin do e ketë ne krahun e nënës. Me kalimin e kohës ajo mund te ulet ne një kolltuk apo karrige, te vendose disa jastëkë pranë bërrylave dhe ta mbështesë fëmijën atje. Nëse te gjitha këto iu duken te vështira, këshillohet te merret një ndihmese e cila ta ndihmoje nënën e re ne çdo rast.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Çfarë e shkakton erën e keqe të gojës dhe ushqimet që e largojnë

Nuk ka gjë më të sikletshme se sa të takosh a të bisedosh me dikë ndërsa duke folur kupton se fryma lëshon një aromë të keqe. Është një problem i sikletshëm që prek të gjithë njerëzit. Paralajmërimi i një sëmundjeje apo komplikimi shëndetësor, ushqimet që konsumoni dhe higjiena e varfër e gojës janë tre faktorët kryesorë të aromës së...