Home Këshilla për Prindër Këshilla për shtatëzëna Lindja, më pak dhimbje me aromaterapinë

Lindja, më pak dhimbje me aromaterapinë

Duket se Britania ka gjetur dhe ilaçin kundër dhembjeve të lindjes: aromaterapinë.

Aromaterapia nuk është tjetër, veçse përdorimi i aromave aromatike, ose disa vajra esencialë të cilët sigurojnë parandalimin e sëmundjeve apo shërimin e disa infeksioneve.

Vlera e tyre terapeutike është vlerësuar gjithnjë e më shumë nga mjekët dhe studiuesit: esenca e tyre është vetë shpirti i pemëve, që të jep energji, shkëlqim dhe kurues për lëkurën.

Një metodë kurative holistike që punon në tri fronte: fizike, mendore dhe shpirtërore.Kështu mendon një ekip i specializuar mjekësh në North Bristol NHS Trustë me përvojë në masazhet aromatike dhe përdorimin e aromave, në gjendje të ndihmojnë gratë gjatë lindjes si në spital, ashtu dhe në shtëpi.

Aktualisht në ekipin anglez janë 24 mjekë ekspertë në masazhet aromatike, duke shërbyer në spital, por jo vetëm aty . Shume gra, si në të kaluarën, vendosin të lindin në shtëpi dhe për këtë mjekët e spitalit kanë vendosur të ofrojnë këtë shërbimin edhe në shtëpi.

Mjekët britanikë argumentojnë, në fakt, se ky masazh zvogëlon kontraktimet e muskujve dhe ka efekte të dobishme në humor. Vajra esenciale bazë janë : bergamota, sherbela, jasemini, livanda, nenexhiku, temjani , grejfruti. Sipas preferencave zgjidhen tre nga vajrat dhe mënyra e aplikimit.

Mary Carlisle, mjeke në repartin e lindjeve pranë Southmead Hospital, shpjegon se aromaterapia ndihmon për të reduktuar ankthin dhe frikën dhe kështu gratë janë më të qeta e të relaksuara, një gjendje e cila ndihmon në zvogëlimin e simptomave të tilla si djegia e stomakut ose dhimbjet e shpinës.

Por ne nuk duhet të harrojmë se çdo grua është unike e duhet të theksohet fakti se vetëm një trajtim i autorizuar nga mjekët, mund të ushtrojë këtëteknikë në mënyrë të sigurte, përveç kësaj, jo të gjitha nënat mund ta përdornin këtë metodë.

Pas analizave paraprake, do të jetë mjeku që do vendosë nëse nëna e ardhshme mund t’i nënshtrohet kësaj terapie ose jo, për të mos pasur efekte anësore për shëndetin e saj dhe të bebes”, thote Charlisle./NOA /

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

99 Emrat e Bukur të Allahut

1. ER RAHMAN (I Gjithëmëshirshmi); 2. ER RAHIM (Mëshirëploti). “Zbritje prej Mëshiruesit, Mëshirëplotit!” Fusilet, 2. 3. EL MELIK (Sunduesi); 4. EL KUDUS ( i Pastërti); 5. ES SELAM (Paqedhënësi); 6. EL MUMIN (Siguruesi); 7. EL MUHEJMIN (Mbizotëruesi); 8. EL AZIZ (Fuqiploti); 9. EL XHEBAR (i Gjithëfuqishmi); 10. EL MUTEKEBIR (I Madhërishmi). “Ai është Allahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij, Sundues i përgjithshëm, i Pastër (prej të metave që...