Home Këshilla për Prindër Këshilla për shtatëzëna Lindja natyrale stimulon zhvillimin e trurit

Lindja natyrale stimulon zhvillimin e trurit

Lindja në mënyrë natyrale rrit nivelin e një proteine e cila është bazë për zhvillim e trurit, gjë që nuk ndodh gjatë një lindjeje me prerje cezariane.

Zbulimi është bërë falë një studimi të Universitetit të Jale, i cili është publikuar më pas në revistën shkencore ‘Plos One’. Për momentin të dhënat janë provuar shkencërisht përmes eksperimenteve të zhvilluara mbi kavje, por mendohet të shënojë një kthesë të rëndësishme kudër lindjeve me mënyrën cezariane, të cilat janë përhapur me shumicë kohët e fundit.

Shkencëtarët morën në shqyrtim efektet e llojit të lindjes mbi një proteinë të quajtur Ucp2, shumë e rëndësishme për zhvillimin e neuroneve të hipokampusit, zona e trurit përgjegjëse për kujtesën afatgjatë dhe afatshkurtër, si dhe për metabolizmin e yndyrave.

Studimi doli në përfundim se tek minjtë, lindja në mënyrë natyrale stimulon prodhimin e kësaj proteine, ndërsa në rastin e lindjes me prerje cezariane ulet niveli i Ucp2 në tru.
Sipas studiuesve, lindja në mënyrë jo natyrale, dhe sidomos në cezarianët e zgjedhur nga vetë pacienti dhe jo për arsye mjekësore, mund të ketë një ndikim në zhvillimin e trurit të njeriu, deri tani i panjohur.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ju duket sikur ju zihen këmbët dhe ju kruhen? Ky është rreziku që ju kanoset!

Sindroma e këmbëve të lodhura (RLS) është një çrregullim, i karakterizuar nga një nevojë e fortë dhe e pakontrollueshme për të lëvizur këmbët. Njerëzit me RLS përjetojnë këtë nevojë së bashku me ndjesitë e çuditshme dhe të pakëndshme në këmbët e tyre, të cilat shpesh i përshkruajnë si ngjethje, zvarritje, këputje, kruajtje, ndjesi shpimi, djegie, dhimbje ose si shkarkime elektrike. RLS...