Home Këshilla për Prindër Këshilla për shtatëzëna Lindja vaginale pas prerjes cezariane?

Lindja vaginale pas prerjes cezariane?

Mendimi i mjekëve gjinekologë-obstetër është se 60-80% e femrave duhet që edhe lindjen tjetër ta bëjnë me prerje cezariane, nëse lindja e parë ka ndodhur në këtë mënyrë.

Sot shumica e mjekëve mundohen të nxisin femrat që të lindin në mënyrë vaginale, ndërsa për ta provuar këtë duhet të plotësohen këto kushte:

– nëna të jetë e shëndoshe dhe në gjendje të mirë
– pelviku të ketë madhësi normale që të mundësojë lindjen vaginale
– pritet vetëm një fëmijë
– foshnja është në pozitë me kokën poshtë

Nënat kryesisht frikësohen nga mundësia e ardhjes deri te plasja e mitrës në vendin ku ka ndodhur prerja e parë cezariane, mirëpo kjo frikë nuk duhet t’u mundojë, duke qenë se kjo ndodh vetëm në 1-2 për qind të rasteve, ndërsa kjo përqindje e rrezikut është e njëjtë edhe te ato femra që nuk kanë lindur me prerje cezariane. /Telegrafi/

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Pesë arsye thelbësore si përhapet Covid-19 përmes ajrit

Shkencëtarët kanë paralajmëruar prej muajsh, se koronavirusi mund të përhapet nga aerosolet ose spërklat e vogla të frymëmarrjes që përhapin njerëzit kur flasin ose teshtijnë, dhe të cilat mund të qëndrojnë pezull në ajër për jo pak kohë. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA, e pranoi publikisht këtë rrezik më 18 shtator. Ajo postoi udhëzime në faqen...