Lindjet para kohe

Shkencëtarët theksuan se banimi buzë rrugëve kryesore nxit lindjen para kohe.

E përditshmja britanike “The Telegraph” njofton se studiuesit e Okayama Graduate School of Medicine pohuan se gratë shtatzëna, të cilat jetojnë 200m larg rrugës kryesore, rrezikohen 50% më shumë të lindin para javës së 37-të.

Krahas kësaj, në studimin ku përfshihen më shumë se 14 mijë lindje, thuhet se risku i lindjes para javës së 32-të është 60 % ndërsa para javës së 28 risku rritet deri në 80%.

Specialistët japonezë mendojnë se pas kësaj rritjeje qëndron ajri i ndotur. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreziku i lindjes para kohe shfaqet para fillimit të javës së 37-të.

Në Angli dhe shtete tjera të zhvilluara shumica e fëmijëve të porsalindur janë të shëndetshëm pavarësisht se lindin disa javë më parë.

Sa më herët të lindë fëmija aq më e ulët është mundësia e jetesës. Mesatarja e jetesës në javën e 27-të është 55-80 %, në vartësi të peshës së fëmijës. Fëmijët premature kalojnë probleme shëndetësore afatgjata.

Vitin e kaluar në Angli janë regjistruar 36 mijë lindje premature. Në studimin e realizuar gjatë viteve 1997-2008 në qytetin Shizuoka, me një popullsi prej 700 mijë banorësh, studiuesit analizuan 14 mijë e 226 persona që bënë lindje normale. Grupi kërkues fiksoi në hartë shtëpitë e nënave për të parë lidhjen me rrugët kryesore. Në fund bënë të ditur se 15 % e grave që kishin jetuar 200m larg rrugës kryesore kishin lindur para javës së 37-të./Start/

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...