Home Këshilla të ndryshme Liri largon trigliceridet

Liri largon trigliceridet

Liri largon trigliceridetNëse e përfshini lirin në menynë tuaj, atëherë do ta zvogëloni nivelin e kolesterolit dhe triglicerideve në gjak.

Më së miri është që një lugë të kësaj bime ta qitni në një filxhan të mbushur me kefir, meqë ky kombinim është më efikasi dhe më i shijshmi.

Farat e lirit janë të pasura me fibra, gjë që ka ndikim pozitiv në punën e zorrëve, e përshpejton metabolizmin dhe parandalon paraqitjen e kapsllëkun.

Meqë e krijon ndjenjën e ngopjes, liri është një aleat i mirë për humbje të kileve të tepërta, e nutricionistët thonë se ai e zvogëlon nivelin e kolesterolit të keq në gjak deri në 50%, e atë të triglicerideve nga 25 deri në 60%.

Dhe, kjo nuk është e tëra, meqë fakti që liri është i pasur me thartira yndyrore omega 3, e bën atë një ushqim me të vërtetë të shëndetshëm. Disa përbërës të farave të lirit është parë po ashtu se kanë ndikim pozitiv për parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe osteoporozës.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...