Home Këshilla të ndryshme Lista e ushqimeve që shkaktojnë kancer

Lista e ushqimeve që shkaktojnë kancer

Nuk është kurrfarë risie që disa shprehi të këqija, siç është pirja e duhanit dhe vizitat e shpeshta në solarium, mund të sjellin deri te rritja e rrezikut për paraqitjen e kancerit. Por a e dini se edhe disa ushqime të cilat i konsumojmë mund të ndikojnë në paraqitjen e kancerit. Ne ju sjellim listën e këtyre ushqimeve.

Mishi i kuq

Mishi i pulës ose i bibës së pjekur është burim i shkëlqyeshëm i proteinave që janë të nevojshme për zhvillimin e muskujve, por produktet e përpunuara të tyre, siç janë virshllet dhe sallamet, nuk do të sjellin kurrfarë dobie, sepse për prodhimin e tyre përdoren nitrate dhe nitrite. Po ashtu mishi i skarës shkakton krijimin e qelizave kancerogjene, ndërsa rrezikun më të madh e paraqet mishi i kuq.

Vaji pjesërisht i hidrogjenizuar

Shumica e ushqimeve të shijshme që i hamë përmbajnë vaj pjesërisht të hidrogjenizuar. Kjo është një substancë e cila në temperaturë të dhomës është në gjendje të ngurtë. Shtohet në ushqime për të përmirësuar shijen e saj dhe për të shtyrë afatin e qëndrueshmërisë. Në tiketat e këtyre ushqimeve ky vaj zakonisht është i shënuar si transyndyrë.

Ushqimi i konservuar

Sipas studimeve shkencore është treguar se shumë konserva janë të mbuluara me bisfenol-A (PBA), për të cilin është treguar se dëmton ADN-në tonë. Kjo substancë rrit rrezikun e llojeve të caktuara të kancerit dhe të diabetit të tipit 2.

Ushqimi i thartë

Ekzistojnë adhurues të shumtë të ushqimeve të tharta, siç janë turshitë. Pa marrë parasysh shijen, ushqimi i thartë është armik i madh i lukthit tuaj dhe këtu nuk nënkuptohet largimi i tërësishëm i këtyre ushqimeve, po rregullimi i porcioneve ditore. P.sh. lakra turshi ka përbërje të shkëlqyeshme probiotike dhe nëse konsumohet në sasi të matur është shumë e shëndetshme.

Alkooli

Pirja e tepruar e alkoolit nxit paraqitjen e kancerit të mëlçisë, të gjirit dhe të zorrës së trashë. Pirja e alkoolit duhet të sillet në një gotë në ditë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Sallata marule, aleatja më e mirë për t’u dobësuar, lehtësuar stresin dhe për të fjetur 8 orë rresht

Është mbretëresha e sallatave, por është gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i ushqyesve dhe ofron përfitime të shumta shëndetësore: kjo është arsyeja pse sallata marule nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj. Pavarësisht se konsumohet shpesh për dietë, sallata marule është në të vërtetë një ushqim me veti të shumta terapeutike. Sallata marule është në dispozicion gjatë gjithë vitit, me...