Home Shëndetësi Litiaza shkakton formimin e gurëve në veshka

Litiaza shkakton formimin e gurëve në veshka

Nuk janë të rralla rastet e personave që kanë probleme me veshkat. Komplikacionet dhe problemet e shfaqura mund të jenë në variante të ndryshme dhe në varësi të tyre, ndryshon edhe shkalla e rrezikut të shfaqur.

Problemet e shfaqura në veshkë mund të jenë shumë të ndërlikuara sa që mund të kërkojnë edhe ndërhyrjen kirurgjikale, apo edhe transplantin e saj. Edhe shfaqja e gurëve në veshka kërkon trajtim dhe kurim.

Por e rëndësishme është që të njihen shkaktarët e formimit të këtyre gurëve dhe të shmangen, duke ndihmuar veshkat në mirëfunksionimin e tyre. Mjekët dhe ekspertët e shëndetit këshillojnë pirjen e ujit dhe të lëngjeve, pasi janë të domosdoshme për jetën e njeriut.

Pa ujë njeriu nuk mund të jetojë. Një njeri mund të mos ushqehet gjatë shumë ditëve, por me kusht, që të pijë ujë. Marrja e ujit dhe e lëngjeve është një domosdoshmëri akoma më e madhe për ata që vuajnë nga gurët e veshkave.

Trajtimi i të gjitha llojeve të sëmundjeve me gurët në veshka qëndron në marrjen e një sasie të caktuar lëngjesh. Ky trajtim bëhet në raport me llojin e gurëve. Sëmundja që shkakton prodhimin e gurëve quhet Litiazë. Në rastin e litiazes renale, gurët prodhohen nga veshkat.

Formimi i gurëve në veshka
Në sajë të urinës, në trupin tonë eliminohen një sasi toksinash siç është ureja, acidi urik, kalciumi dhe “oxalate”-t, një nga përbërësit e urinës). Quhet “diureze” sasia e urinës së prodhuar çdo ditë. Sa më shumë pimë lëngje, aq më shumë urina është e holluar dhe në ngjyrë të çelet. Në rast të kundërt, kur lëngjet janë të pakta dhe djersitim shumë, urina bëhet më e përqendruar dhe e errët.

Kur urina është shumë e koncentruar, ajo ka përmbajtje të lartë të toksinave, me prirjen për t’u kthyer në formë kristaline në nivelin e veshkës. Duke u mbledhur njëra pas tjetrës, kristalet formojnë gurët. Prania e gurëve në veshka apo në rrugët urinare quhet litiaze urinare. Prania e gurëve shkakton kriza të dhimbshme, kolikat nefrotike si pasojë e bllokimit të gurëve në ureter, një kanal i hollë që çon urinën në fshikëz.

Përveç krizave të dhimbshme, litiaza mund të keqësojë gjendjen e veshkave dhe të rrugëve urinare, të cilat më vonë mund të kenë pasoja të rënda për shëndetin. Ekzistojnë shumë lloje të shfaqjes së gurëve në veshka, në varësi të natyrës kimike të toksinave apo mbetjeve në to. Këta gurë kanë karakteristikat e tyre të veçanta, gjë që lejon identifikimin e tyre.

Diagnoza dhe përbërja e gurëve
Gurët mund të përbëhen dhe nga minerale të tjera si magnez, ammonium apo fosfat. Formimi i gurëve shoqërohet dhe me praninë e një bakteri, siç mund të jetë: Klebsiella, Serratia, Proteus, Providencia species; të cilat transformojnë urenë në amonium. Me shpesh bëhet fjalë për Proteus mirabilis. Shumë persona me gurë në veshka nuk ndjejnë dhimbje.

Ata e kuptojnë veçse kur shohin se kanë hematuri, pra gjak në urinë, çka është shenja kryesore e një litiaze renale. Përveç gurit që është shenja e parë dhe klinika tipike, mund të gjendet dhe prania e gjakut në urinë përmes një analize me ”letër reaktive“. Por kjo kërkon dhe analiza të tjera plotësuese, si: ekografia abdominale, e cila vëzhgon veshkat dhe kanalet urinare, ku duket një zgjerim i “pyelon“-it dhe gropës së veshkave; radiografia e thjeshtë ose me tomografi; urolografia ndër-venoze; skaneri; etj.

Simptomat e shfaqura te të sëmurët me gurë në veshka:

1- Sistemi tretës: Anoreksi, pështjellim, të vjella
2- Gjaku: hemorragji si pasojë e keqfunksionimit të trombociteve
3- Humbja e aftësisë të veshkave për të rregulluar përqendrimin e
urinës
4- Anemia është pasojë e mosprodhimit të eritropoetinës
5- Djersitje e vazhdueshme.
6- Fryrje e trupit
7- Ethe
8- Dobësi
9- Urinë e turbullt me erë të keqe
10- Temperaturë

Dieta për personat që vuajnë nga gurët ne veshka

Pas përcaktimit të saktë të diagnozës së gurëve në veshka, i sëmuri trajtohet me analgjezikë të lehtë dhe anisperistatike me efekt jo të fortë. Atij i jepen lëngje të ngrohta dhe i rekomandohet bërja e banjave në vaske me ujë të vaket. Uji i ngrohtë çliron tek ai i sëmuri rrugët urinare. Për të lehtësuar dhimbjet përdoren disa lloj ilaçesh, të cilat jepem vetëm me rekomandimin e mjekut. Sidoqoftë është e këshillueshme që pas çdo urinimi të shoqëruar me gjak të përdoren dizinfektantë gjatë një jave. Po kështu rekomandohen ushqime të lehta, supa me zarzavate, lëngje frutash, çajra të ndryshme, etj. por njëkohësisht duhet që i sëmuri të lëvizë. Pacientët që kalojnë një kolike renale është mirë të bëjnë vazhdimisht analiza të urinës.

Faktorët që ndikojnë në formimin e gurëve në veshka

Guri në veshkë është një masë e fortë, që ndodh kur përbërësit e kalciumit ose kimikate të tjera në urinë, formojnë kristale që ngjiten së bashku. Këto kristale, rriten dhe formojnë gurë, të cilët luhaten nga një kokërr gruri në një top golfi. Disa milionë amerikanë, shumica mes moshës 20 dhe 40, trajtohen çdo vit për gurë në veshka. Gurët në veshka janë më të zakonshme tek burrat, dhe më saktësisht, katër në pesë raste, kanë gurë në veshka. Normalisht, urina përmban substanca që parandalojnë formimin e kristaleve. Megjithatë, kjo nuk funksionon për të gjithë. Disa nga faktorët që kontribuojnë në formimin e gurëve tek njerëzit e prekshëm janë: marrja e pakët e lëngjeve, infeksione kronike në rrugët urinare, keqpërdorim i disa mjekimeve, bllokim i rrugëve urinare, etj.

Gurët në veshka nuk janë gjithmonë të trashëguar

Specialistët që merren me sëmundjet e veshkave, deklarojnë se shfaqja e shqetësimeve nuk është gjithmonë e trashëguar. Madje ata kanë vënë re se pjesa më e madhe e personave që kanë probleme me veshkat dhe kryesisht me gurët në veshka, vijnë nga prindër që kurrë nuk i kanë ndjerë shqetësimet, madje pavarësisht moshës në të cilën ndodhen, veshkën e kanë organin më të shëndetshëm. Ajo çfarë specialistët u rekomandojnë të gjithë prindërve, në këtë rast është një dietë e ekuilibruar që në ditët e para të lindjes së fëmijës, madje ajo duhet të nisë që në barkun e nënës. Pikërisht në këtë kohë nis edhe dëshira e fëmijës për kripë, lëngje, ëmbëlsira etj. Nisur nga kjo, specialistët e nefrologjisë (mjekë të sëmundjes së veshkave), rekomandojnë që në ushqimin e përditshëm të ketë sa më shumë lëngje, supëra dhe fruta.

Nevojat për kalcium dhe formimi i gurëve

Një sasi e pamjaftueshme e kalciumit favorizon krijimin e gurëve oxalo-kalcikë, prandaj lind nevoja e një ushqimi të ekilibruar. Nëse një person merr shumë kalcium, kjo lëndë do të jetë me shumicë në urinë, çka sjell formimin e gurëve oxalatë të kalciumit. Nga ana tjetër duhet konsumuar shumë kalcium për të penguar absorbimin nga zorrët të oxalatës. Pra pengohet që të gjenden në urinë shumë oxalatë, çka do të shkaktonte krijimin e gurëve të oxalate-kalciumit. Edhe tepria në të ushqyer mund të shkaktojë në vetvete një gur kalcik, duke shtuar absorbimin e kalciumit nga zorrët. Megjithatë, me shpesh ato veçse favorizojnë shfaqjen e një litiaze të personat e predispozuar. Duke qenë se ushqehen njëlloj, 10 për qind e popullsisë perëndimore janë të prekur nga litiaza.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Humbja e peshës mund të çojë në zhdukjen e kësaj sëmundje

Diabeti i tipit 2 mund të mposhtet pasi humbja e peshës mund të çojë në një mposhtje të sëmundjes nëse është në fazën fillestare, sipas një studimi të ri në mbi 300 pacientë. Në kongresin e Shoqatës Amerikane të Diabetologjisë (ADA), u konfirmua marrëdhënia midis peshës dhe zhdukjes së sëmundjes të avancuar nga kërkimet e mëparshme. Mbi një e treta e...