LLojet e akneve dhe formimi I tyre ?

LLojet e akneve dhe formimi I tyre ?Ekzistojne disa hipoteza te per shkakun dhe menyren e formimit te akneve. Dısa faktore konsıderohen sı shkaktare dhe dısa te tjere sı favorızues te formomıt te akneve .

Nje nder faktoret e mundshem por ende ne studım eshte aı gjenetık.Eshte vene re nje rrıtje te ıncıdences per akne ne femıje me prınder qe kane pasur akne.

Ajo qe trashegohet nuk jane aknet por aftesıa per hıperprolıferım epıdermal folıkular dhe sı rrjedhoj bllokımın e folıkulıt te qımes. Sı faktore te tjere agravues jene edhe aktıvıtetı I bakterıt P.acnes sı dhe prodhımı I shtuar I yndyres.

Testosteroni, nje hormon I gjendur ne meshkujt si dhe ne femrat rritet gjate adoleshences(pubertetit) duke stimuluar gjendrat sebace (te yndyres te zmadhohen dhe te prodhojne me teper yndyre. Lekura e yndyrshme eshte me e prirur per te bllokuar poret dhe krijuar komedonet e mbyllura (pikat e bardha)komedonet e hapura (pikat e zeza) si dhe pustulat (Puçrat).

Kjo mund te merret sin je hipoteze e formimit te akneve te adoleshences. Aknet qe shfaqen perpara kesaj moshe quhen akne prepubertale.Kur aknet acarohen dhe perkeqesohen ato mund te infektohen duke krijuar aknet cistike (te mbushura me qelb) kjo gjendje eshte me e zakonshme te meshkujt. Duke u bazuar ne elementet e shfaqur ne lekure behet dhe ndarja e akneve ne grade te ndryshme.

Aknet e te rriturve shfaqen me vone gjate jetes dhe mund te lidhen me shume shkaqe si: crregullimet hormonale, shtatezanite, menopauza, ose ndalimi I marrjes se kontraceptiveve oral. Femrat e rritura te cilat zhvillojne akne mund te trajtohen gjate menstruacioneve, ovulimit ne rastet e renda edhe gjate gjithe ciklit. Aknet e te rriturve nuk duhet te ngaterrohet me akne rosacea ne te cilen mungojne komedonet, pikat e zeza dhe pikat e bardha.

Pastrimi

Aknet nuk krıjohen nga pluhurı. Aknet nuk jane te lidhura me larjen e paket te lekures ndryshe nga miti I krijuar qe ato formohen nga papastertite. Megjithate per te parandaluar infektimin e tyre eshte e keshillueshme te perdoren lares te ndryshem eksfoliante qe heqin papastertite dhe qelizat e vdekura. Nuk keshillohet larja e shpesht apo e ashper sepse mund te perkeqesoj aknet. Dieta

Akne nuk shkaktohet nga ushqimi. Megjithate disa ushqime ne pacient te ndryshem duket sikur e perkeqesojne gjendjen prandaj rekomandohet heqja nga dieta e perditshme ose kufizimi I tyre. Nder me te shpeshtat jane kafet, cokollatat, ushqimet e skuqura, dieta e varfer ne fruta dhe perime sı dhe pıjet e gazuara.

Kozmetika

Mundohuni te evitoni kozmetiken. Rekomandohet te perdorni kremra dhe makiazh me baze uji (jo me baze vajore) Zgjidhni produkte qe nuk formojne komedone (nuk shkaktojne pika te zeza apo te bardha ) dhe jo-aknegjenike (qe nuk shkaktojne akne). Pastroni fytyren nga makiazhi cdo nate para se te flini me uje te ngohte dhe lares te bute.

Trajtimi

Trajtimi i akneve eshte i gjate dhe i vazhdueshem. Qellimi kryesor i trajtimit eshte te parandalohet formimi i akneve te reja. Aknet e krijuara mund te ndihmohen me mjekim duke ulur kohen e sherimit ose te lihen deri sa te zhduken vete. Nese pas dy-tre muajsh nga fillimi i mjekimit nuk shihet nje permiresim i dukshem duhet te ndryshohet mjekimi ose te rishikohet serish diagnoza. Ekzistojne raste kur akne mund te ngaterrohet me nje forme te ngjashme me te por me origjine tjeter si psh nga perdorimi i makiazhit, locioneve apo medikamenteve oral. Prandaj keshillohet te dihen te gjitha preparatet e lokale apo sistemike qe perdor pacienti perpara fillimit te mjekimit. Trajtimi duhet te pershtatet sipas tipit te akneve. Trajtimi i shenjave pas akneve

Pas sherimit te plote te akneve mund te ngelen shenja te ndryshme nga njolla te kuqe te siperfaqshme deri ne cikatrice me te thella. Keto shenja mund te hiqen me metoda te ndryshme si risiperfaqezimi me laser, dermabrasioni, piling kimik, elektrobisturia etj

Mund te perdoren edhe lene te ndryshme qe mbushin dhe ngene ne siperfaqe shenjat si kolagjeni apo fillersat dhjamor. Mirembajtja e lekures

Trajtimi i duhur mund te zhduk aknet dhe te permiresoj pamjen e lekures por nuk duhet harruar qe ato mund te formohen serish nese nuk mbahet nje kujdes i vazhdueshem ndaj lekures. Aknet nuk jane te kurueshme por te kontrollueshme. /Dr. Enkeleta Hoxha/

KËSHILLA TË NGJASHME