Home Këshilla të ndryshme Llojet e ndryshme të ushtrimeve ndikojnë në uljen e urise

Llojet e ndryshme të ushtrimeve ndikojnë në uljen e urise

Llojet e ndryshme të ushtrimeve ndikojnë në uljen e uriseUshtrimet e ndryshme trupore veprojnë në mënyrë të ndryshme në prodhimin e dy hormoneve kryesore, të cilat ndikojnë në apetit: grelina (shton apetitin) dhe peptidi YY (zvogëlon apetitin).

Shkencëtarët e Universitetit të Lougborout, duke analizuar ndikimin e aktivitetit fizik të disa studentëve, kanë vërejtur se gjatë vrapimit nëpër trakë shtohet prodhimi vetëm i hormonit grelin, ndërsa gjatë ushtrimeve aerobike vërehet shtimi i peptidin YY.

Studimi është zhvilluar te disa studentë meshkuj, përgjatë tri seancave stërvitore. Gjatë një seance (tetë orësh) njëri grup ka vrapuar 60 minuta, ndërsa shtatë orë ka pushuar, ndërsa participantët e grupit tjetër kanë ngritur pesha gjatë 90 minutave, dhe pas këtyre ushtrimeve kanë pushuar gjashtë orë e gjysmë.

Grupi i tretë ka qenë grupi i kontrollit, në të cilin participantët aspak nuk kanë ushtruar. Të dy grupet të cilat kanë ushtruar kanë pasur mungesë të dëshirës për ushqim (apetitit) gjatë ushtrimeve.
Grelina është hormon i cili është zbuluar para dhjetë vjetësh në Japoni, ndërsa paraprakisht ishte konsideruar se është hormon i ngjashëm me atë të rritjes, ndërsa vonë është vërejtur ndikimi i tij në apetit. Ndërsa peptidi YY është i njohur qe katër shekuj.
Edhe pse vërehet mungesë e apetitit te personat të cilët ushtrojnë, shkencëtarët ende nuk kanë arritur të japin përgjigje nëse zvogëlohet në mënyrë të vazhdueshme niveli i grelinës me anë të ushtrimeve.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

A po merrni mjaftueshëm vitamina dhe minerale

Secili prej nesh ka nevojë për dhjetëra vitamina dhe minerale, për të arritur shëndetin optimal. Por, si mund të mësoni nëse po konsumoni mjaftueshëm? Marrja e vitaminave dhe mineraleve mund të jetë një çështje sfiduese, për arsyet e mëposhtme: Numri i madh i vitaminave dhe mineraleve Më shumë se 31 vitamina thelbësore dhe minerale duhet të konsumohen rregullisht. Por, vështirë se dikush ka kohën...