Home Këshilla të ndryshme Luleshtrydhja e Egër: Vlerat medicinale dhe estetike të saj

Luleshtrydhja e Egër: Vlerat medicinale dhe estetike të saj

5Edhe pse përdorimi i luleshtrydhes së egër është i pakët ditët e sotme, ka akoma njerëz që e përdorin këtë bimë terapeutike. Luleshtrydhja e egër ka emrin botanik të Fragaria Vesca.

Në Shqipëri luleshtrydhja alpine rritet në zonën e dushkut e të ahut, në toka të kultivuara. Ka disa zona të vendit  ku gjendet më me shumicë, në  Pukë,Tërbun, Livadh-Hamëz, Krrabë, Munellë, Lakithi, Kunor-Dardhë, etj. Luleshtrydhja e egër, dikur njihej si një barishte terapeutike. dhe se të gjitha pjesët e kësaj bime, përfshirë gjethet, rrënjët, kërcelli dhe fruta përdoren për të kuruar disa çrregullime. Rrënjët e bimës së luleshtrydhes së egër janë përdorur kundër diaresë, ndërkohë që kërcelli për të shëruar plagët. Në anën tjetër, frutat përdoreshin për qetësim.

Luleshtrydhja e egër është një bimë përherë në rritje. Ndonëse shtatvogël në trup, kjo bimë ia arrin të durojë edhe ngricat. Ia vlen të përmendim se gjatë verës, alpinistët që i ngjiten lartësive gjejnë tek luleshtrydhet e egra, pushimin e merituar. Aroma e tyre i ngjan trëndafilave. Botanikët e shekullit të 17-të, shpreheshin se luleshtrydhet kishin një efekt qetësues për mëlçinë, shpretkën dhe gjakun, madje edhe stomakun e lënduar. Në të njëjtën kohë, frutat shuajnë edhe etjen. Por, vlerat e luleshtrydhes së egër, nuk përfundojnë vetëm  në ato shëndetësore .Luleshtydhja e egër përdoret  edhe në kremëra që përgatiten për të trajtuar të djegurat dhe gërvishtjet e lëkurës. Shumë botanistë në Evropë akoma përdorin gjethet e bimës së luleshtrydhes së egër për të nxitur urinimin, por edhe për të trajtuar çrregullime dhe simtpomat e tuberkulozës, reumatizmës, etj.

Frutat e bimës konsumohen të freskëta. Ato kanë një shije të shkëlqyer. Frutat e egra të luleshtrydhes janë plot me antioksidantë, ndihmojnë në nxjerrjen e radikaleve të lira nga organizmi. Përdorimi i luleshtrydhes së egër ndihmon në parandalimin dhe zbutjen e simptomave të diabetit, kolesterolit të lartë dhe arterosklerozës. Lëngu i nxjerrë nga luleshtrydhja e egër përmban vlera terapeutike kundër gastritit. Duke qenë se fruti ka vlera anti bakteriale, dikur lëngu i frutave përdorej për të trajtuar tiroidet. Lëngu i luleshtrydhes së egër rekomandohet kundër sëmundjeve të mëlçisë si hepatiti dhe cirroza. Lëngu duhet konsumuar me stomakun bosh.

Duhet të pini tri gota në ditë dhe të stimuloni aktivitetin e mëlçisë duke përmirësuar qelizat e saj.. Gjethet ndjellin urinë dhe kanë vitaminë C. Por nga ana tjetër, këto gjethe kanë efekt natyror zbardhues. Lëngu i marrë nga gjethet i bën dhëmbët më të bardhë dhe nëse e aplikoni edhe në lëkurë, e zbardh atë. Luleshtrydhja e egër përfaqëson një eliksir për lëkurën, sepse parandalon rrudhat dhe e bën lëkurën më të freskët. Frutat mund t’i shtypni dhe të bëni një maskë ushqyese dhe plot të mira për lëkurën tuaj./AgroWeb.org

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...