Home Ushqim Luleshtrydhja është shumë e mira për zemër

Luleshtrydhja është shumë e mira për zemër

Luleshtrydhja është shumë e mira për zemër Një lajm i mirë arrin nga Universiteti i Oklahomës, SHBA, ku shkencëtarët kanë vërejtur se luleshtrydhjet e ulin nivelin e kolesterolit në gjak.

Studiuesit gjatë 4 javëve kanë përcjellë gra të cilat vuajnë nga sindroma metabolike dhe të cilat kanë konsumuar çdo ditë nga 25 gramë pluhur nga dredhëzat e ngrira dhe të thara.

Ata kanë vërejtur një ulje e nivelit të kolesterolit të përgjithshëm dhe LDL kolesterolit për 6%.

Luleshtrydhet, të cilat tashmë një kohë të gjatë janë të njohura si antioksidues i fuqishëm me përbërësit e saj bioaktiv, ulin peroksidimin e lipideve, duke ulur kështu edhe LDL-kolesterolin në gjak dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë parandalojnë krijimin dhe zhvillimin e shtresave aterosklerotike në enët e gjakut.

Substancat më meritore të dredhëzës për këtë efekt janë fitorerolet, proteinat dhe flavonoidet. Studimi ka treguar se konsumimi i përditshëm i dredhëzave dhe produkteve të saj, mund të jetë i një rëndësie të madhe te personat me sindromë metabolike.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...