Lulet dominojnë çdo veshje

Lulet dominojnë çdo veshjeAnna Molinari për koleksionin e ri të Blumarine, linja e re, Blugirl, Salvatore Ferragamo, Moschino, Laura Biagiotti, kanë vendosur të ketë lule kudo për të dekoruar veshjet e tyre.

Stilistët botëror luajnë me tonalitetet e ngjyrave dhe formave të luleve. Aty gjejmë ngjyra të gjalla e të forta, aq sa të duken si reale.

Këtë verë duhet të ndihemi me fat nga risitë që moda ka sjellë sidomos përsa i përket luleve dhe ngjyrave, megjithatë mbetemi skeptike përsa i përket formës së kombinimit të tyre. Lulja mund të vishet shumë mire në një paradite të thjeshtë me fustan të gjatë, bluzë dhe pantallona, mund të mbahen gjatë një mbrëmje verore në një fustan me prerje klasike.

Gjithashtu, një palë rrobe banje me lule, duke përzgjedhur formën që dëshironi dhe që i përshtatet trupit tuaj, do jeni vëmendja e plazhit, mjafton që lulet të jenë me ngjyra të forta ku të dominojë roza dhe e kuqja.

Dihet se lulet ju sjellin gëzim, janë të gjalla dhe e bëjnë veshjen e femrave më të freskët dhe elegante në të njëjtën kohë. Sigurisht, që dekoret me lule përdoren edhe tek këmishët, bluzat, çantat, këpucët, fundet dhe xhaketat.

KËSHILLA TË NGJASHME