Home Këshilla të ndryshme Magjia e vajit të bajames së ëmbël

Magjia e vajit të bajames së ëmbël

Vaji i bajames së ëmbël është një nga vajrat më të kërkuar dhe më të përdorur në produktet kozmetike, në receta natyrale bukurie dhe për shëndetin.

Vaji i bajames së ëmbël është një hidratues i shkëlqyer. Ai rigjeneron çdo lloj lëkure, veçanërisht lëkurat e thata. Ai parandalon tharjen e lëkurës dhe njëkohësisht, lëkurat e thata i zbut dhe i hidraton.

Gjithashtu vaji i bajames së ëmbël përmban vitaminë E, e cila është një nga antioksidantët më të fuqishëm.

Vaji i bajames së ëmbël është veçanërisht i pasur me proteina, dhe mund të sigurojë aminoacidet e nevojshme për formimin e kolagjenit.

Ai rekomandohet të përdorët në çdo pjesë të fytyrës, në zonën e syve, madje edhe për heqjen e makiazhit.

Rekomandohet  për lëkurat e thata, të ashpra dhe pa shkëlqim, gjatë stinës së ftohtë, të përdoret rregullisht vaj i bajames së ëmbël. Ky trajtim do të eliminojë plotësisht problemet me tharjen dhe lëkura do të rigjenerohet tërësisht.

 

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...