Make-up i gabuar, adoleshentet stimulojnë puçrrat

Make-up i gabuar, adoleshentet stimulojnë puçrratDuket qesharake, por ndodh edhe kështu. Kërkojnë të kenë bukurinë me çdo kusht dhe harrojnë të shfrytëzojnë njomështinë që u dhuron mosha. Duan të eksplorojnë botën e bukur të kozmetikës dhe makijazhit, megjithëse nuk i dinë të gjitha hilet.

Dhe pikërisht për këtë ato edhe dënohen. Janë kryesisht moshat 13-16 vjeç, vajzat adoleshente që me një laps sysh në çantë dhe me krem pudër “stukojnë” fytyrën e tyre. Me raste make-up-in e bëjnë që në shtëpi, me raste në banjat e shkollës apo në fundin e bankave.

Nga padija apo neglizhenca, estetistet dhe punonjëset e bukurisë shprehen se këto vajza më shumë së bëhen të bukura, ato shëmtohen, duke i sjellë vetes probleme të tjera. Sipas tyre, këto adoleshente përmes veprimeve të pamatura rrezikojnë jo vetëm të dëmtojnë fytyrën, por edhe të stimulojnë akoma më shumë puçrrat.

Fusha e kozmetikës, sa e bukur, ka edhe misteret e veta. Me sa duket, gjinia femërore, e çfarëdolloj moshe, kushtin kryesor në jetën e saj ka eksplorimin e saj, qoftë edhe me disa nga mjetet me të thjeshta e deri tek ato më të rëndat. Por, makijazhi dhe përdorimi i këtyre produkteve në moshat e vogla sjell edhe mjaft probleme shqetësuese.

Punonjësja e kozmetikës, Edlira Hoxha, thotë: “Në moshën e adoleshencës na tërheqin pa masë të fshehtat e kozmetikës dhe të parukerisë, ku zbulojmë një botë të re, zgjedhim për momentin problemin duke mbuluar defektet ku kalojnë orë të tëra para pasqyrës.

Në moshën e adoleshencës mjaft shqetësuese kanë puçrrat e moshës, ku të gjitha vajzat për qetësimin e fytyrës së tyre kanë gjetur rrugën më të shkurtër, duke përdorur make-up për mbulimin e tyre dhe kështu ato ndihen më të qeta”. Sipas saj, do të vërejnë se në mëngjes se puçrrat janë të acaruara më shumë dhe kështu vajzat bëhen vartës së make-up për t’i mbuluar ato që të duken sa më të bukura.

Neglizhimi i larjes, pasojat:

Edlira Hoxha, punonjëse kozmetike pranë shkollës së mesme “Sinan Tafaj”, thotë se neglizhimi i larjes së fytyrës pas përdorimit të make-up-it nga adoleshentet ka pasoja shumë të rënda. “Pastrimi i fytyrës çdo mbrëmje është i rekomandueshëm, pasi gjatë natës, qelizat bien në qetësi dhe duan më shumë ajrosje”, – thotë Hoxha.

Sipas punonjëses kozmetike, pasojat që vijnë nga moslarja e fytyrës, shkaktojnë mbylljen e poreve, çfarë çon në vdekjen e qelizave dhe zhvillimin e daljes së rrudhave dhe plakjes së parakohshme të lëkurës.

Çfarë mund të përdorin:

Estetistet këshillojnë që kjo kategori moshe të përdorë kryesisht produkte të këshillueshme në bazë të lëkurës së fytyrës për pastrimin e saj.Kështu, është e rëndësishme të pastrohet fytyra çdo mbrëmje, para se te shtriheni, dhe jo vetëm nëse keni truk. Edhe në mëngjes duhet të bëni pastrimin e saj para se të dilni.

Qumësht dhe tonik janë aleatët e duhur për një pastrim të kujdesshëm të fytyrës. Ekzistojnë shumë marka dhe për të gjithë tipat e lëkurës. Qumështi aplikohet me pambuk të thatë, më pas pastrimi kompletohet me tonikun. Të dyja produktet duhet të kalojnë në fytyrë dhe në qafë.

Qumështi për lëkurë të yndyrshme përmban substanca të cilat mbajnë nën kontroll sekretimin e djersës dhe janë në gjendje të pastrojnë lëkurën. Për ato që kanë fytyrë të thatë, delikate, ka produkte që përmbajnë substanca lentitive, zbutëse dhe qetësuese. Toniku shërben për të “ujitur” lëkurën, me Ph e tij natyral.

Edhe toniku zgjidhet sipas tipit të lëkurës dhe nevojave: për lëkurë të yndyrshme janë ata tonikë që kanë përbërje alkooli të ulët, ndërsa për lëkurë të ndjeshme janë ata tonikë që nuk kanë alkool fare. Për lëkurë veçanërisht delikate ka tonik me ujë trëndafili që përdoret si tonik dhe është shumë delikat. Është i përshtatshëm edhe për lëkurën e fëmijëve./Gazeta Standard

KËSHILLA TË NGJASHME