Home Këshilla të ndryshme Makijazhi mund të shkaktojë sterilitet

Makijazhi mund të shkaktojë sterilitet

Sipas një studimi të bërë në Amerikë, makijazhi i filluar që në moshë të re është i dëmshëm. Kimikatet që ndodhen brenda produkteve të makijazhit shkaktojnë sterilitet dhe sëmundjen e kancerit.

Studimi bën të ditur se produktet e makijazhit si rimeli, tonet e syve, kremrat e lëkurës përmbajnë kimikate të cilat mund të bëhen shkak i çrregullimeve hormonale.

Në studimin e bërë nga (EWG) Grupi i punimit Ekologjik me qendër në Washington u pohua se sa më herët të fillohet bërja e makijazhit aq më shumë do të jetë e rrezikuar ajo femër.

Sipas lajmit të dhënë në gazetën Daily Telegraph, në Britaninë e Madhe mund të gjenden sallone bukurie dhe produkte zbukurimi për fëmijë të moshës 6 vjeçare.

Në studimin e bërë nga EWG mbi vajzat e moshave 14-19 vjeç, në produktet kozmetike të zbukurimit të përdorura nga vajzat ashtu siç është parë edhe në studimin e mëparshëm janë gjetur kimikate si”phthalates, triclosan, parabens”, të cilët shkaktojnë probleme me hormonet dhe sëmundje të kancerit.

Në studim u theksua se vajzat e moshës 10 vjeçare përdorin 17 lloje produkte kozmetike në ditë ndërsa të rriturat përdorin 13 lloje produktesh.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Shtatë ushqime për pastrimin rrënjësor të mushkërive

Përkujdesja për mushkëritë është një hap i shkëlqyer që mundëson mbrojtjen nga sëmundjet e ndryshme. Në këtë artikull do të mësoni për 7 ushqimet që pastrojnë dhe detoksifikojnë këtë organ të rëndësishëm. Çaji Jeshil Ekspertët rekomandojnë pirjen e një filxhani të ngrohtë me çaj jeshil përpara gjumit. Kjo do të ndihmojë të pastroni organizmin dhe mushkëritë nga toksinat, por edhe të ruajë shëndetin...