Malcimet e sistemit të sipërm apo të poshtëm të frymëmarrjes konsiderohet si shkaku kryesor i sëmundjeve dhe vdekjeve në shkallë botërore, dhe rreziku është më i madh te fëmijët e vegjël dhe të moshuarit, si dhe tek ata të cilët kanë vuajtur më parë nga sëmundjet e mushkrive apo nga dobësimi i sistemit të imunitetit.
Në shumicën e rasteve, malcimi i këtij sistemi shkaktohet nga disa lloje të ndryshme virusesh.
Pas infektimit nga sëmundja, imuniteti i trupit kundër virusit shkaktar të sëmundjes zvogëlohet dhe është kohëshkurtër.
Në shumicën e rasteve, i sëmuri nuk ka nevojë të kryejë analiza laboratorike, përveç në rastet serioze kur janë të nevojshme analiza të ndryshme, grafi të zgavrave të hundëve, analiza të gjakut, etj.