Home Ushqim Manaferra dhe sëmundjet

Manaferra dhe sëmundjet

Në mjekësinë popullore përdoren frutat, gjethet, lastarët e njomë dhe rrënjët.Gjethet e reja mblidhen në Qershor- Korrik dhe thahen në hije në shtresa të holla.

Vetitë dietike dhe fitofarmacautike

Frutat e manaferrës konsumohen të freskëta pasi piqen mire; me to përgatitet reçel i cilësisë së mire. Me frutat e manaferrës bëhet caj, uthull.

Frutat e manaferrës përmbajnë sheqerna, vitaminë C, karotinë, Vitaminë E, acide organike, pektinë etj. Po ashtu edhe gjethet e saj janë të pasura me vitaminë C, acide organike, lëndë tonike dhe aromatike. Në fara ndodhet vaji yndyror në masën deri 12%.

Të gjitha pjesët e bimës kanë veti mjekësore shumë të mire. Qysh në lashtësi janë përdorur nga njeriu pjesët e bimës, si gjethet e majat, për të bërë çajra kundër sëmundjeve të aparatit tretës, si dhe në formë kompresash (leckash) me përdorim të jashtëm.

Gjethet e manaferrës kanë veti rrudhëse, djersitëse dhe qetësuese.

– Ato ndikojnë edhe në uljen e temperatures. Në këto raste përdoret infuzi, i cili përgatitet si vijon:

Merren 6-10 gram gjethe dhe zhyten në një gotë me ujë të vluar, duke i lënë aty për 10 minuta. Gjatë ditës pihen 1-2 gota të tilla, në gjendje të vakët.

Ky infuz (ose i përgatitur në formë çaji) rekomandohet të pihet në rastet kur personi ndien djegje në stomak e në zorrë, në raste thartirash, diarresh, si dhe në formë gargarash (shpërlarje e gojës dhe e grykës), kur ka djegie në gojë, në dykë, në mishrat e dhëmbëve. Ky çaj është shumë rezultativ dhe kundër hemorroideve (majasëllit) dhe në sëmundjen e sheqerit.

– Për të ndaluar hemorragjinë e hemorroideve, zbatohet këshilla:

Merren 100 gram gjethe manaferrash dhe hidhen në një liter ujë. Këto zihen jo më shumë se 10 minuta. Nga çaji i përgatitur, pihen tri gota në ditë, për tri ditë rresht.

– Çaji i gjetheve, i sythave dhe i lastarëve përdoret me efekt edhe nga kardiakët (ata që vuajnë nga zemra), ata me sëmundje të stomakut bile për çdo njeri, qoftë edhe i shëndoshë, çaji i përmendur jo vetëm që është i parrezikshëm, por,përkundrazi, është shumë i dobishëm për organizmin e tij.

– Gjethet e thara të manaferrës janë përdorur në sëmundjet e mushkërive për ndalimin e gjakrrjedhjes.
Këto përdoren në formë dekokti, duke i dhënë të sëmurit nga 4-5 gota në ditë, me mjaltë ose me sheqer.

Kundër sëmundjes së sheqerit përdoret këshilla:

Merren dy duar me gjethe e maja manaferre, pastrohen, shtypen dhe vihen të zihen në një liter ujë. Nga lëngu i kulluar,i sëmuri merr tri here në ditë nga një filxhan para buke.

-Përfundime të mira japin edhe frutat e manaferrës, të cilat mund të konsumohen të freskëta, si dhe në formë çaji:

Merren 150-200 gram fruta manaferre, zihen në një gotë të mbushur me uje:
Nga lëngu i prodhuar merren çdo ditë 1-2 gota të vogla, në gjendje të ngrohtë.

Frutat e manaferrës shuajnë etjen, përdoren nga të sëmurët me diarre kronike, me dhimbje në kyçe, me infeksione në veshka e në fshikëzën e urines, me kollë etj.

– Kundër dizenterisë përdoret kjo këshill praktike:

Merren rreth një kg fruta manaferre dhe pasi shtypen, vihen të zihen për gjysmë ore në një enë ku është hedhur një gotë me ujë.

Nga lëngu i fituar, pasi kullohet, merren 3-4 lugë gjelle në ditë.

-Kundër astmës përdoret kjo këshillë:

Merren një sasi frutash manaferre dhe thahen. Pastaj, bluhen në mullirin e kafesë.
Nga pluhuri i përfituar merren 2 lugë kafeje, esëll duke përcjellë me qumësht ose me ujë.

– Pluhuri i formuar nga bluarja e manaferrave të thara përdoret edhe kundër hemorroideve:

Merren tri here në ditë, para buke, nga një lugë kafeje nga ky pluhur.

– Edhe reçeli me frutat e manaferrës ka veti të mira mjekësore, ai tretet mire në stomak dhe shërben për pastrimin e gjakut, për ndalimin e tij në gjakrrjedhjet e aparatit tretës dhe sidomos të hemorroideve.

– Çaji i përgatitur me rrënjët e manaferrës ka veti rrudhëse, antiartrike, diuretike, gjithashtu ndikon në uljen e tensionit të gjakut. Çaji me rrënjët e manaferrës është shumë i dobishëm për kurimin e diabetit.

– Në këtë rast zbatohen këshilla:

30 gram rrënjë manaferre zihen për gjysmë ore në 500 ml ujë. Çdo mëngjes para buke, pihet një filxhan nga ky çaj, i vakët ose i ngrohtë.

– Në rastet e hemorragjisë a të tretjes me vështirësi të ushqimeve, rekomandohet të përdoret këshilla që vijon:

100 gram rrënjë zihen në 500 ml ujë derisa të avollohet gjysma e tij. Lëngu i përfituar, pasi filtrohet konsumohet.
Merren 1-2 gota në ditë.

– Në rastet e gingivitit (sëmundje e mishërave të dhëmbëve), përdoret këshilla:

Në gjysmë litri ujë hidhen 100 ml. uthull. Në përzierjen uthull-ujë zihen për gjysmë ore 50-60 gram rrënjë manaferre. Me lëngun e fituar bëhen shpërlarje të gojës.

– Në rastet e diarresë përdoret këshilla praktike:

Merren maja manaferrash, filiza të njomë dhe pasi pastrohen, futen në gojë dhe përtypen, duke nxjerrë jashtë bërsitë dhe duke përcjellë lëngun.

– Në rastin e fëmijëve:

Maja dhe filizat shtypen, shtrydhen dhe lëngu i fituar u jepet me nga një lugë kafeje në çdo dy orë.

– Për mjekimin e zorrës së verbër këshillohet:

Merren 500 gram maja manaferre dhe zihen në 2 litra ujë. Nga lëngu i fituar ,i sëmuri merr gjysmë gote çdo mëngjes duke qenë esëll, për një muaj rresht.

Me përdorim të jashtëm kanë vlerë të gjitha pjesët e bimës, frutat, lastarët, gjethet e freskëta, të cilat në formë kompresash (leckash) ndikojnë në përtharjen dhe shërimin e plagëve.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...