Home Uncategorized Manaferra ndikon si aspirinë

Manaferra ndikon si aspirinë

f.0807111527746_mManaferra është e pasur me vitaminat A, C, B1, B2 dhe B6, me thartinë organike, hekur, magnez, fosfor, kalcium, mangan dhe sheqer pemësh.

Është e pasur me celulozë dhe ndihmon në rregullimin e peshës trupore. Përmban thartinë saliciline (përbërës aktiv i aspirinës) e cila shfrytëzohet për zbutjen e dhimbjeve, uljen e temperaturës dhe kundër inflamacionit.

Kjo pemë ndikon pozitivisht edhe në të parët, forcon imunitetin, ndërkaq është konstatuar se edhe pengon shfaqjen e kancerit në gji dhe në qafën e mitrës. Mjekët gjermanë e rekomandojnë për zbutjen e hemorroideve.

Manaferrat e freskëta janë më të shijshme me pak mjaltë apo sheqer. Nga to mund të bëhen lëngu, vera, kompoti, likeri, xhemi, pite të shijshme dhe ëmbëlsira.

Burimi: Telegrafi.com

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Kanceri i gjirit: 25 pyetjet që shqetësojnë femrat dhe përgjigjet e ekspertëve

Kanceri gjirit është gjithnjë e më i zakonshëm në botën perëndimore. Si kanceri më i zakonshëm ndërmjet grave ai normalisht është edhe i frikshëm, dhe zbulimi i gjëndrave të gjoksit mund të jetë një eksperiencë traumatik-e. Për fat të mirë, shumica e gjëndrave të gjirit nuk janë kanceroze. Megjithatë, për ato pak që janë, shumë kërkime kanë arritur në...