Home Këshilla Seksuale Maniakët e seksit hutojnë studiuesit

Maniakët e seksit hutojnë studiuesit

Studiuesit po luftojnë të kuptojnë një gjendje të rrallë mjekësore në të cilën individët kërkojnë pavetëdije apo edhe bëjnë seks ndërkohë që flenë gjumë.

Studiuesit e manisë për seks, ndërkohë që bëjnë analiza seksuale rreth një personi tjetër ndërkohë që fle, janë penguar pasi individët që vuajnë janë kaq në siklet nga ky problem sa nuk e tregojnë edhe pse doktorët i pyesin rreth kësaj gjendjeje.

Deri tani nuk është gjetur asnjë kurë për këtë sjellje të tyre, e cila zakonisht shkakton probleme në një marrëdhënie. Një nga vajzat që është bërë pjesë e këtij studimi shprehet “Kjo gjendje më mërzit shumë, sepse nuk mundem ta kontrolloj, për më tepër më frikëson, sepse nuk ka të bëjë aspak me të dashurin tim dhe nuk dua që kjo sjellje qesharake të ndikojë lidhjen tonë”, thotë ajo.

Shumë studiues e përcaktojnë maninë e seksit si një variant i të ecurit, ndërkohë që je në gjumë (somnambul) ku individët nuk dinë nëse flenë apo ecin, ndërsa maniakët e seksit kanë tendencën të qëndrojnë në krevat dhe jo të çohen e të vazhdojnë me aktivitetet e ditës. Ndërkohë që somnambuli prek nga dy deri në katër për qind të popullsisë, mania ndaj seksit mendohet të jetë një problem, i cili prek një pjesë të madhe të saj.

Në sajë të një studimi interneti, i mbajtur në fillim të vitit 2006, studiuesit shprehen se kjo është një gjendje, e cila përjetohet nga shumë individë, të cilët e kanë pranuar në internet, por vështirë se do ta pranonin nëse do t’i pyesje në mënyrë të drejtë për drejtë. “Në pjesën më të madhe të rasteve, seksi në gjumë ndodh tek njerëzit, të cilët tashmë e kanë një partner”, shprehet studiuesi Lankenann.

Ndodh që partnerët të urrejnë këtë gjendje dhe kjo i jep fund edhe marrëdhënies së çiftit, por mund të ndodhë që të tolerohet, madje edhe mund ta pëlqejnë këtë fakt. Megjithëse në shumë qendra kërkimore është vënë alarmi rreth kësaj gjendje, ende nuk është gjendur mjekimi, por faktorët që mund të mund të ndikojnë janë stresi apo pagjumësia.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...