Home Këshilla të ndryshme Margarina është më e shëndetshme se gjalpi

Margarina është më e shëndetshme se gjalpi

Margarina është më e shëndetshme se gjalpiPër sëmundjet e zemrës, yndyrat e ngopura nga gjalpi dhe yndyrat të tjera me origjinë shtazore janë po aq jo të shëndetshme si dhe karbohidratet e rafinuara nga sheqeri i bardhë, argumentojnë hulumtuesit nga Harvardi.

Nëse duhet besuar deklaratave të fundit të ekspertëve nga Universiteti prestigjioz i Harvard-it, margarina është më e shëndetshme sesa gjalpi.

Ata thonë se kanë gjetur se zëvendësimi i yndyrave të ngopura me ato të pangopura zvogëlon rrezikun e sulmit në zemër. Yndyra të ngopura përmban gjalpi dhe yndyrat e tjera shtazore, kurse ato të pangopura gjenden në margarinë.

Pretendimet e tyre janë të bazuara në një krahasim shumëvjeçar të të dhënave mbi zakonet e të ushqyerit dhe shëndetin e 84.628 grave dhe 42.908 burrave, të cilët në fillim të hulumtimit nuk vuanin nga diabeti, sëmundjet kardiovaskulare dhe të kancerit, transmeton “Zëri.info.

“Yndyrat e ngopura dhe karbohidratet e rafinuara janë po aq jo të shëndetshme, nëse kemi parasysh sëmundjet e zemrës.

Hulumtimi ynë tregon se pacientët duhet të hanë më shumë yndyra të pangopura vegjetale dhe karbohidrate të shëndetshme, për shembull, bukë nga drithërat”, shpjegon udhëheqësi i kërkimeve në Harvard, Frank Hu.

Ai gjithashtu komentoi mbi rezultatet kontradiktore të studimeve të mëparshme duke shpjeguar se hulumtuesit e tjerë nuk kanë marrë parasysh efektin e konsumit të tepërt të karbohidrateve të rafinuara, të tilla si, sheqer të bardhë dhe bukë të bardhë.

Ai argumenton pra se për sëmundjet e zemrës, yndyrat e ngopura dhe karbohidratet e rafinuara janë njëlloj jo të shëndetshme.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...