Home Shëndetësi Marihuana e dobishme për trajtimin e sulmeve të epilepsisë?

Marihuana e dobishme për trajtimin e sulmeve të epilepsisë?

epilepsiaHulumtimi i ri sugjeron që disa njerëz mund të përfitojnë nga përdorimi i një kompleksi të marihuanës për ta trajtuar epilepsinë e tyre.

Cannabidiol (CBD) ka treguar rezultate premtuese në provat paraprake, duke përfshirë fëmijët dhe të rriturit, ndërkohë që më shumë se gjysma e tyre kanë përjetuar më pak sulme. CBD-ja, në krahasim me THC-në, nuk prodhon efekte psikotrope të lidhura me pirjen e marihuanës.

Nga 137 pjesëmarrësit që e kanë përfunduar studimin, 54 për qind patën një përmirësim në simptomat e tyre.

Studimi është duke u zhvilluar në NYU Langone Comprehensive Epilepsy Center nga dr. Orrin Devinsky, transmeton Koha.net. Tani që rezultatet paraprake kanë ardhur, Devinsky ka filluar prova rastësore, të kontrolluara me placebo, për t’i konfirmuar rezultatet e tij.

Rreth 5.1 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara kanë epilepsi, dhe afërsisht një e treta nuk mund të trajtohet me ilaçe të përshkruara.

Ai do t’i prezantojë rezultatet në Konferencën e Akademisë Amerikane të Neurologjisë më vonë këtë muaj. /Telegrafi/

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...