Marihuana ndikon në shfaqjen e kancerit në testise

Meshkujt të cilët kënaqen me marihuanë, sipas shkencëtarëve amerikanë, janë shumë të rrezikuar të preken nga kanceri në testise, ndërsa personat që përdorin kokainë nuk e kanë një rrezik të tillë.

Hulumtuesit kanë zbuluar ndërlidhjen ndërmjet përdorimit të marihuanës dhe zhvillimit të kancerit në testise, të cilat kanë tendencë të zhvillohen në forma shumë të rënda. Rezultatet e hulumtimit dërgojnë në paralajmërimin e atyre që këtë bimë e përdorin për “rekreacion” në krahasim me rastet kur marihuana dhe derivatet e saj përdoren për qëllime mjekësore.

Kanceri i testiseve është formë e kancerit që në rastet më të shpeshta shfaqet te meshkujt më të rinj në moshë, nga mosha 15 deri në moshën 45 vjeçe. Gjithnjë e më shumë kemi të bëjmë me forma malinje, që sipas ekspertëve shkaktarë janë faktorët e jashtëm.

Deri te këto të dhëna, se kënaqësia e përkohshme me marihuanë ndikon në shfaqjen e kancerit në testise erdhën mjekët nga universiteti në Kaliforninë Jugore, në krye me mjeken Viktoria Kortesis.