Home Shëndetësi Marramendja, mund të jetë shenjë paralajmëruese e tumorit

Marramendja, mund të jetë shenjë paralajmëruese e tumorit

 Marramendja, mund të jetë shenjë paralajmëruese e tumoritSpecialistët na këshillojnë ta marrim seriozisht dhe të kontrollojmë marrjen e mendve, sepse mund të jetë shenjë paralajmëruese e një sëmundjeje tumorale të veshit të brendshëm.

Shqetësimet i përket dhimbjes së kokës ose marrjes së mendve ndryshojnë nga një i sëmurë tek tjetri. Disa të sëmurë e shprehin shqetësimin e tyre me ankesa si “më sillet rrotull çdo gjë”, disa të tjerë “më sillet toka” e të tjerë “më janë errësuar sytë”.

Megjithëse shenjat më të shpeshta që shoqërojnë sëmundjet e veshëve janë të vjellat dhe përzierjet, disa të sëmurë mund të kenë edhe shenja tjera si zhurmë në vesh dhe lëvizje të çrregullta të syrit.

Marrja e mendve lind nga ndryshimi i vendit të kristaleve të ekuilibrit në veshin e brendshëm dhe nga rritja e presionit të lëngjeve në vesh. Në lidhje me ndryshimin e vendit të kristaleve të ekuilibrit, marrjen e mendve e quajmë pozicionale. Shfaqet në lidhje me pozicione të caktuara.

Zakonisht te marrjet e mendve të lidhura me ndryshimin e presionit të lëngjeve në veshin e brendshëm pasqyrohen shqetësime nga zërat e lartë, shkruan Start. Mund të kurohet me anë të dietës dhe terapisë mjekësore.

Krahas kësaj, marrja e mendve mund të shkaktohet edhe nga tumoret e veshit të brendshëm apo infeksionet e veshit të mesëm të cilat mund të përhapen në veshin e brendshëm, si dhe nga infeksione të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.

Marrja e mendve nuk është një sëmundje në vetvete, por mund të jetë shenjë e sëmundjeve të tjera dhe duhet bërë ndërhyrja e nevojshme në kohën e duhur. /Telegrafi/

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...