
Një familje e vogël është simbol i qetësisë, sepse shmang zhurmat, lëvizjet.
Por të kesh miq është efekti më pozitiv relaksues. Prania e miqve të mban larg duhanit dhe alkoolit, të këshillon, ndihmon etj, duke mos lejuar të biesh pre e stresit apo sëmundjeve psikologjike.
Por për të mos pasur probleme me shëndetin mendor e rëndësishme është të kesh një martesë të lumtur. Vetëm në këtë mënyrë do të mbash larg stresin dhe faktorët e tjerë që shkaktojnë çrregullime neurologjike.
Të kesh në krah një partner që të lumturon me praninë e tij të zgjat disa vite jetë. Është provuar shkencërisht se një martesë e lumtur dhe pa probleme mban larg stresin dhe sëmundjet mendore.