Home Këshilla për Prindër Masat e kujdesit për t’i ruajtur fëmijët nga lëndimet

Masat e kujdesit për t’i ruajtur fëmijët nga lëndimet

Askund pa pajisje mbrojtëse: në biçikletë, skateboard, koloajzë ose rollera, helmeta ruan kokën, ndërsa nxehtësia nuk është gogol nëse pini mjaft ujë.

Gati 70 për qind e lëndimeve në fushën e lojës janë pasojë e rënieve në sipërfaqet si betoni, asfalti, bari dhe gurët, paralajmërojnë ekspertët.

Sipërfaqet më të sigurta për lojë janë të mbuluara me rërë, zhavorr të imët ose tallash druri, ndërsa nëse merrni mbrojtëse të gomës për ushtrime, mund të parandaloni lëndimet.

“Fëmijët gjatë rrëzimit nga kolovajza, tobogani ose pirgjet për ngjitje më së shpeshti lëndojnë kokën, fytyrën ose duart. Prandaj është e rëndësishme të kontrolloni jastëkët mbrojtës dhe të kontrolloni nëse janë në rregull”, – thotë pediatri amerikan dr. Denis Durbin. Nëse jeni në pishinë, plazh, liqen ose lum, paralajmëroni të vegjlit të mos kërcejnë në cekëtinë dhe të mos vrapojnë në sipërfaqet e rrëshqitshme në skaj të pishinës. Nëse jeni me prindërit tjerë, merruni vesh që çdo 20 minuta t’i ruani fëmijët me ndërrime. Nëse jeni të vetmit të rritur aty, kujdesuni vazhdimisht për ta.

Me mbrojtëse dhe helmetë nuk ka frikë nga rrotëzat

Gjatë vozitjes me skateboard ose rrollera të shpeshta janë lëndimet e kokës dhe thyerjet e eshtrave e sidomos nyjave. Në shumicën e rasteve ndodhin derisa fëmijët mësojnë t’i ngasin, kur i ngasin shumë shpejt ose derisa bëjnë “truqe”. Të domosdoshme janë helmeta, mbrojtëset për gjunjë dhe bërryla dhe për skateboard këpucët të cilat nuk rrëshqasin.

Nxehtësia nuk është aq problem nëse fëmijët pinë mjaft ujë

Qëndrimi shumë i gjatë në diell, djegiet, mund të shkaktojnë lodhje dhe dehidrim. Simptomat janë zbehtësia, marramendja, dhimbja e kokës, lodhja, të përzierat dhe të vjellat. Fëmijët deri në katër vjet janë veçanërisht të ndjeshëm në temperaturat e larta. Kini kujdes që fëmija të pijë mjaft ujë.

Edhe pishina për fëmijë, madje edhe legeni me pak ujë mund të jenë të kobshme

Verës, kur bëhet fjalë për fëmijët shumë të vegjël, veçanërisht të rrezikshme janë rëniet e rastësishme në ujë. Gjithmonë kini kujdes që në tarracë, shtëpi ose kopsht të mos i lini legenët, pishinat e fëmijëve, vaskat e mbushura plot, në të cilat mund të bien. Pas përdorimit, gjithsesi zbrazini.

Lodrat më të sigurta, në park

Fëmijëve deri në pesë vjet u rekomandohen kolovitëset, të cilat janë të forcuara në mes me spirale të gjerë. Kjo parandalon që fëmija të përplaset me ulëse në tokë derisa tjetri ngjitet në ajër.

Edhe bizhuteria mund të jetë e rrezikshme

Qaforet dhe shiritat e fanellave mund të ngatërrohen në tobogan dhe të shkaktojnë lëndime, prandaj për lojën në park rekomandohet të shmangen.

As në biçikletë pa helmetë

Në biçikletë lëndimet më serioze i shkaktojnë ndeshjet me automobila. Kini kujdes që fëmijët të mbajnë helmetë. Fëmijët më të vegjël se dhjetë vjet nuk duhet të vozisin biçikletë në rrugë.

Përcillni çdo lëvizje të fëmijëve

Rreth 40 për qind të lëndimeve në park shkaktohen për shkak të mungesës së mbikëqyrjes, madje mjafton një moment moskujdesi dhe të ndodhë ajo që nuk e dëshiron askush.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Këto ushqime pengojnë gjumin normal

Ne e dimë që ushqime të caktuara që përmbajnë kafeinë ose sheqer mund të stimulojnë sistemin nervor, duke e bërë të vështirë gjumin. Por ka edhe ushqime që do të kenë efektin e kundërt. Mos harroni karbohidratet Ushqyerja që përfshin nxjerrjen e karbohidrateve mund të prishë ekuilibrin kimik të trupit dhe kështu të parandalojë gjumin e mirë. Në vend që t’i eliminoni...