Home Modë & Estetikë Masazhi i fytyrës që të ndihemi më mirë

Masazhi i fytyrës që të ndihemi më mirë

Masazhi i fytyrës që të ndihemi më mirëStresi, pagjumësia, problemet me tretjen e ushqimit, dhimbjet në nyje, humbja e kujtesës: këto probleme që në shikim të parë duken se janë të parëndësishme, vështirë shërohen, përderisa shkaktojnë shumë dhimbje dhe mundim.Por, këto dhimbje mund t’i zbusni me terapinë, siç është refleksologjia.

Me ndihmën e kësaj mënyre stimuloni pika të caktuara në fytyrë, shputa apo duar që ndërlidhen me gjithë trupin.Refleksologjia është e bazuar në kombinimin e masazhit, akupunkturës dhe mënyrave të vjetra kineze në ndarjen e energjisë së njeriut. Sipas një mënyre të vjetër mjekësore kineze, energjia e njeriut nëpër trup kalon nëpër 12 meridiane.

Nëse pikat e caktuara janë të bllokuara, vjen deri tek disbalansi trupor, që rezulton me shumë pengesa në shëndet. Kështu që maja e hundës dhe këndi i buzëve janë për zemër, hapësira nën sy për stomak, në mollëza janë sensorët për mëlçi, hormone, zorrë.Refleksologjia është mjaft efikase, theksojnë ekspertët, ngase në shputa dhe duar gjendet një numër i madh i nervave dhe i enëve të gjakut.

Sipas terapeutëve masazhi i këtyre pjesëve të trupit përmirëson gjakrrjedhjen, qarkullimin dhe liron energjinë.Një masazh i fytyrës për 45 minuta rresht do të kontribuojë që të ndihemi më mirë dhe në pjesë të caktuara të trupit të mos ndiejmë dhimbje.– Fytyra është një mikrohartë e organizmit njerëzor, prandaj me aplikimin e refleksologjisë shumë dhimbje do të zbuten apo do të zhduken.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...