Maska e duhur për mbrojtjen ndaj diellit

1Përbërësit;

2 lugë vaj gruri

2 lugë xhel Aloe Vera

1 lugë vaj tërshëre

12 pika vaj limoni të gjelbër

12 pika vaj aromatizues livandoje

Përgatitja;

Në një tas hidhni me radhë të gjithë përbërësit dhe përzieni mirë me mikser. Pasi të keni krijuar një masë homogjene vendoseni mirë masken mbi fytyrë dhe masazhojeni lehtësisht me gishta.

Lëreni masken të qëndrojë sa të dëshironi, ose të pakten aq kohë sa keni në dispozicion dhe në fund shperlajeni me ujë të vakët.

Duhet të keni parasysh që nuk është një krem dielli i cili ju mbron totalisht, por ju ofron një mbrojtje të pjesëshme nga rrezet e diellit, më pas gjatë ekspozimit në diell mund të përdorni edhe produktet tuaja të preferuara me faktor mbrojtës.