Maska më e mirë për vitet 30!

facial_mask_beauty_0603_articlePërbërësit;

2 lugë vaj arrë kokosi

1 të kuq veze

1 lugë mjaltë

1 lugë kos

1 lugë sheqer

Përgatitja;

Hidhni në një tas vajin e arrës kokosit dhe të kuqin e vezës, filloni t’i përzieni pak nga pak dhe shtoni me radhë mjaltin, sheqerin, kosin. Merrni gjithë përbërësit dhe hidhni në një mikser dhe i lini pak minuta sa të shkrihen përbërësit me njëri-tjetrin. Pastrojeni fytyren, dhe pastaj vendosni masken duke e masazhuar. Lëreni masken të qëndrojë mbi fytyrë 25 minuta dhe shperlajeni fytyren me ujë të vakët, në fund hidhni edhe pak ujë të ftohtë për të mbyllur poret e hapura më parë nga maska dhe uji i ngrohtë.

Kur ne mbushim 30 vjeç lëkura fillon të bjerë, të rrudhet. Kjo maskë falë zinxhirit me Triglyceride, sheqer, lecitina dhe vitamina ka aftësinë të parandalojë deforminimin e lëkurës suaj. Do të ngelni të mahntiur nga efektët magjepsës që do të lërë kjo markë sapo t’a vendosni për herë të parë mbi lëkurë.