Home Modë & Estetikë Maska me molle per fytyre te yndyrshme

Maska me molle per fytyre te yndyrshme

Që të pastroni fytyrën tuaj dhe të rregulloni yndyrën e lëkurës tuaj, provoni të bëni këtë maskë bukurie dy herë në javë.

Nevojiten:
1 mollë e pa qëruar
5 lugë të vogla kos

Pastrojeni mollën nga brënda, hiqini farërat dhe prijeni në copa të vogla. Grijeni në blender deri sa të bluhet mirë dhe të jetë në formë kremi. Përzijeni me kosin duke e trazuar me një lugë apo pirun. Përhapeni maskën në fytyrën tuaj dhe lëreni të veprojë për 15 minuta. Pastaj shpëlajeni me ujë të bollshëm të vakët dhe fshijeni butë me një peshqir.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...