Home Modë & Estetikë Maska natyrale nga shalqiri

Maska natyrale nga shalqiri

Maska natyrale nga shalqiriShalqiri jo vetëm që është i mirë për shëndetin por gjithashtu është edhe një pemë e dobishme për bukurinë. Jua sjellim disa këshilla për përdorim të tij.

– Merreni një pjesë të shalqirit dhe me të fërkojeni fytyrën e pas disa minutave e shpëlani atë. Fytyra do të duket e freskët. Nëse e aplikoni gjatë verës atëherë rezultatet do të jenë edhe më të mira.

– Ai gjithashtu parandalon djegien e fytyrës nga rrezet e diellit. Bëjeni një përzierje nga sasi të njëjta të lëngut të trangullit dhe shalqirit. Me të i bëni masazh fytyrës suaj dhe zonave të tjera të ekspozuara. Lëreni që të qëndrojë disa minuta, e më pas e pastroni fytyrën duke përdorur pambuk.

– Bëjeni një kokërr akulli duke shtuar në ujë pastë nga fletët e mentës dhe shalqi. Më pas me këtë akull i bëni masazh fytyrës me lëvizje qarkore. Kjo bën që poret tuaja të hapen gjë që ofron lëkurë të shkëlqyer.

– Për lëkurë të shkëlqyer mund ta përdorni një metodë tjetër duke bërë një pastë nga kikirikët dhe lëngu i shalqirit. Kjo pastë është e mirë për mënjanim të lëkurës së vdekur dhe do të ndihmojë që të keni lëkurë më të shkëlqyer.

– Shalqiri funksionon edhe si tonik. Për ta bërë tonikun, merreni një filxhan me lëng shalqiri dhe ia shtoni një lugë me lëng limoni dhe e ftohni në frigorifer këtë përzierje. Pastrojeni fytyrën duke e aplikuar këtë lëng dhe bëni që lëkura juaj të jetë e butë dhe rrezatuese.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...