Home Shëndetësi Maska natyrale

Maska natyrale

Temperatuarat e uleta, era e ftohte dhe mungesa e diellit gjate diteve te dimrit shkaktojne qe lekura e fytyres te behet me e zbehte dhe ta humbe shkelqimin e fresket rinor.

 Pervec asaj, lekura e humbe lageshtine dhe per shkak te kalimit konstant nga vendet e ftohta ne ato te ngrohta, fillon te thahet, e ne disa raste fillon edhe te qerohet.
Kujdesi ndaj lekures ne dimer eshte detyrueshem dhe ne asnje moment nuk duhet te anashkalohet. pervec perdorimit te rregullt te kremit hidratues, rekomandohet qe te pakten nje here ne jave te beni maska natyrale per fytyre. Ja disa receta per kujdes te lekures se fytyres duke mos perdorur preparate kimike.
Lekure e thate: maske me avokado, karrote dhe vaji ulliri
Lekura e thate eshte teper e prekur nga te ftohtit e dimrit. Per ta freskuar dhe zbutur ate, beni maske nga perberes me i rekomanduar per kujdes te lekures se thate-avokado.
Perberit e maskes:
1/2 avokado
1 karrote
1 luge e vogel vaji ulliri
Zieni karroten dhe me pas prejeni ne copa te imta. Qeroni avokadon, perzieni me karroten, shtoni nje luge vaji ulliri dhe gjithe mase e fituar tundeni deri sa te behet equlle.
Masken e pergatitur vendoseni ne fytyre te pster dhe lereni te qendroje 15 minuta. Me pas pastroni fytyren me uje te vaket.
Lekure e yndyrshme: maske me kungull, limon, mjalte dhe veze
Lekura e yndyrshme eshte sfide e cdo sezoni, jo vetem ne dimer. Njera nga pergatitjet me te mira shtepiake per lekure te yndyrshme eshte maska me kungull.
Kungulli eshte i pasur me zink, i cili e kontrrollon yndyren dhe ndihmon ne pamjen e shenjave te mbetura nga aknet. Kungulli mundeson  edhe eksfolim te bute  te lekures.
Perberesit e maskes:
2 luge nga kungulli i prere holle
1 luge te vogel leng limoni
1 te bardhe te vezes
1 luge supe mjalte
Ne nje ene perzieni mire te gjitha permbajtjet. Ne lekure te paster vendsni nje shtrese te holle ye mases se fituar, duke shmangur zonen rreth syve. Lereni masken te veproje per 15-20 minuta.
Lekure normale: maske me limon dhe jogurt
Pastroni poret e fytyres ne menyre natyrale me ndihmen e lengut te limonit dhe jogurtit. Kjo mase homogjene do tju ndihmoje te keni lekure me te paster dhe me te fresket te fytyres.
Perberesit:
1 lug leng limoni
2 luge jogurt
Pasi te keni perzier jogurtin dhe lengun e limonit, vendosni masken me levizje rrethore. Masazhimi i bute do tju ndihmoje ne permiresimin e qarkullimit dhe te fitoni nje shkelqim ne futyren tuaj. lereni masken te veproje per 10 minuta.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ushqimet më të mira kundër celulitit

Celuliti është akumulimi i tepërt dhe i parregullt i yndyrës nën lëkurë. Ai formohet në këmbë dhe merr dukjen si lëvozhgë portokalli. Celuliti është një problem që i intereson pjesës më të madhe të grave, që më shumë se sa nga shëndoshja e trupit, varet shumë nga stili i jetës dhe nga ushqimet që konsumojmë. Lajmi i mirë është që...