Home Këshilla të ndryshme Maska për mënjanim të lëkurës së trashë të këmbëve

Maska për mënjanim të lëkurës së trashë të këmbëve

Maska për mënjanim të lëkurës së trashë të këmbëveNëse lëkura e këmbëve nuk trajtohet në mënyrë të duhur, gjasat janë të mëdha që tani keni probleme, të cilat guri i thjeshtë për thembra nuk mund t’i zgjidhë ato.

Për fat të mirë, ekzistojnë preparate shtëpiake të cilat mund t’ju ndihmojnë që të keni këmbë të buta dhe atë shumë më lirë sesa preparatet e shtrenjta kozmetike. Këtë piling mund ta bëni shumë lehtë dhe me ndihmën e tij do ta zgjidhni shpejt problemin e lëkurës së trashë.

Përbërësit:

-5 tableta aspirinë

-Lëng i freskët i dy limonëve

-Dy qese plastike për këmbë

Procedura:

1. I shtypni mirë tabletat deri kur të bëhen pluhur

2. I përzini mirë me lëngun e limonit dhe përzierjen e ndani në dy qese

3. I futni këmbët në qese, i lidhni ato dhe i futni në legen në mënyrë që lëngu të mos derdhet

4. I mbani ashtu 15-20 minuta

5. I nxirrni këmbët nga qeset dhe i shpëlani me ujë të vakët

6. I thani këmbët me peshqir dhe i trajtoni me gurë për thembra

7. Fërkojini këmbët me një shtresë të trashë të kremit hidratues

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Tetë frutat e thata më të shëndetshme

Para se të zgjidhni frutat e thata lexoni mirë etiketën e paketimit dhe shikoni me vëmendje elementet e tjera të shtuara te frutat e thata, kjo sepse shpesh shtohet sheqer shtesë për të përmirësuar shijen dhe për t’i mbrojtur nga prishja. Frutat e thata janë të njohura për shumë arsye! Me konsumimin e tyre trupi ynë merr minerale esenciale, vitamina dhe...