Home Këshilla të ndryshme Maska për rritjen e shpejtë të flokëve

Maska për rritjen e shpejtë të flokëve

Maska për rritjen e shpejtë të flokëveKur bëhet fjalë për rritjen e flokëve, perimet janë ato që mund të bëjnë vërtet mrekulli.

Duket e çuditshme, por patatja është një nga perimet që mund ta bëjë këtë.

Mund të gjendet shumë lehtë në shtëpi dhe mund të të ndihmojë që flokët të rriten si kurrë më parë.

Patatet janë shumë të pasura me vitamina A, B dhe C, pikërisht ato që ndikojnë drejtpërdrejt në rigjenerimin dhe ushqimin e flokëve.

Përbërësit e maskës:

-3 patate

-Një e verdhë veze

-1 lugë gjelle mjaltë

Përdorimi:

Pasi t’i kesh qëruar, futi patatet në një enë me ujë dhe zieji për rreth 30-40 minuta. Pasi uji të jetë ftohur plotësisht, shto të verdhën e vezës, lugën e mjaltit dhe përzieje mirë të gjithë masën. Aplikoje menjëherë në lëkurën e kokës dhe lëre të pushojë për 30 minuta ose pak më shumë. Më pas laji flokët me një shampo të butë dhe ujë të ngrohtë (jo të nxehtë).

Mjalti dhe e verdha e vezës u sigurojnë flokëve lagështinë e nevojshme, ndërsa lëngu i patateve u jep atyre vitaminat e duhura.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...