Maska që largon shenjat në lëkurë

Maska që largon shenjat në lëkurëShumica e shenjave në lëkurë shkaktohen si rezultat i operimeve, plagëve apo djegieve.Shumë nga këto shenja janë dëmtim i përhershëm i lëkurës dhe çdo person ka nivele të ndryshëm nga tjetri kur është fjala për tolerimin e këtyre shenjave.

Ilaçi që do tu prezantojmë është shumë i lehtë për t’u përgatitur në kushte shtëpie dhe jashtëzakonisht efektiv.

Përbërja

– ¼ e gotës gjalpë e kakaos

– ¼ e gotës vaj kokosi

– Një lugë gjelle mjaltë

– Katër pika vaj natyral livando

Fillimisht vajin e kokosit e vendosni në një tas për zierje dhe e futni në furrë për tu shkrirë

Kur të shkrihet vaji i kokosit, i shtoni të gjithë përbërësit tjerë dhe me një lugë druri përzieni derisa të fitoni produktin.

E lini të ftohet dhe e vendosni në frigorifer për 20 minuta.

Para se ta aplikoni këtë krem, është e rëndësishme ta pastroni zonën e caktuar dhe procedurën e përsëritni dy herë në ditë.

Përdoreni çdo ditë, një herë në mëngjes dhe njëherë në darkë.