Home Modë & Estetikë Maska që po çmend Instagramin, do të dukeni 10 vite më të...

Maska që po çmend Instagramin, do të dukeni 10 vite më të reja

Kur bëhet fjalë për trendet e bukurisë, të gjithë presin të shohin spektakël. Maska e fundit që do t’ju tregojmë vjen nga Koreja e Jugut.

Bëhet fjalë për nje maskë xhel, e cila tërheq plotësisht lëkurën e fytyrës tuaj, saqë edhe lëvizja më e vogël do të shkaktonte të çara të saj. Është e çuditshme, por sikurse shkruan “Elle” kjo është maska që të gjithë po kërkojnë këto kohë.

  
Drew Barrymore ka qenë një përdoruese e hershme e kësaj maske, duke treguar se kur e heq duket 10 vite më e re. Madje edhe fotot e postuara prej saj demostrojnë më së miri këtë efekt.Kjo maskë rregullon të gjitha shqetësimet e fytyrës, rregullon poret dhe rrudhat brenda një muaji, nëse përdoret një herë në javë.

Për shkak të përbërësve të saj orientalë si: ekstrakti i lotusit, ekstrakti i pemës orientale, ekstrakti i çajit të gjelbër, luleve të thata, vaji i frutave dhe ekstraktin e disa bimëve orientale që përmban, ajo ka edhe këto aftësi rigjeneruese të lëkurës së fytyrës.Maska vjen në dy pjesë, duke u shoqëruar edhe me serum. Momentalisht sipas revistave botërore të bukurisë, kjo maskë nga Korea e Jugut është më e kërkuara.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Shtatë ushqime për pastrimin rrënjësor të mushkërive

Përkujdesja për mushkëritë është një hap i shkëlqyer që mundëson mbrojtjen nga sëmundjet e ndryshme. Në këtë artikull do të mësoni për 7 ushqimet që pastrojnë dhe detoksifikojnë këtë organ të rëndësishëm. Çaji Jeshil Ekspertët rekomandojnë pirjen e një filxhani të ngrohtë me çaj jeshil përpara gjumit. Kjo do të ndihmojë të pastroni organizmin dhe mushkëritë nga toksinat, por edhe të ruajë shëndetin...