Home Këshilla të ndryshme Maska shtëpiake me mollë, rrush dhe aloe vera, kundër rrudhave

Maska shtëpiake me mollë, rrush dhe aloe vera, kundër rrudhave

Po kërkoni një maskë për fytyrë që ndihmon në trajtimin e rrudhave dhe që është krejt natyrale, e lehtë dhe që ju bën të përtëriheni? Atëherë mos shikoni dhe mos kërkoni tutje, sepse kjo është e duhura për ju

VETITË E MOLLËVE

Mollët janë pemë që njihen për përmbajtjen e lartë me ujë dhe fitokemikate, dy përbërës esencialë që kujdesen për rigjallërimin e lëkurës. Përfshirja e mollëve ul praninë e qelizave të vdekura dhe krijon një barrierë mbrojtëse nga efektet negative të radikaleve të lira.

VETITË E RRUSHIT

Antioksiduesit dhe vitaminat C në rrush luajnë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e lëkurës tuaj nga efektet e dëmshme të radikaleve të lira. Përmbajnë resveratrol, vitamina E dhe minerale që stimulojnë aktivitetin qelizor për të ulur efektet e plakjes.

VETITË E ALOE VERËS

Xheli përbrenda bimës së aloe verës është një ndër më të mirët për kujdesin e lëkurës. Përmban shumë ujë, antioksidues dhe nutrient esencial që rigjallërojnë lëkurën. Rekomandohet për trajtimin e të djegurave,akneve dhe gjendjeve të tjera të lëkurës.

SI TA PËRGATISNI MASKËN ME MOLLË, RRUSH DHE ALOE VERA

Përgatitja e këtij ilaçit shtëpiak është shumë e thjeshtë dhe nuk merr shumë kohë. Është me rëndësi ta kujtoni se përbërësit duhet të jenë qind për qind natyralë. Përbërësit: 1 mollë të gjelbër; ¾ e gotës rrush (100 g); ½ e gotës aloe vera (100 g). Udhëzimet: Copëtoni mollën në disa pjesë, hiqni farat dhe shtoni në blender. Më pas e përzieni derisa të krijohen pire. Pastroni rrushin dhe e copëtoni në pjesë të vogla. Shtoni në blender bashkë me xhelin nga aloe vera. Përzieni derisa të keni një masë të trashë homogjene. Më pas e derdhni në një kavanoz dhe e ruani në frigorifer. Si ta aplikoni: Gjatë natës, kur ta keni larguar grimin, shpërndani një shtresë të hollë në fytyrë, qafë dhe gjoks. E lini të veprojë për rreth 20 deri 30 minuta. Pas kësaj kohe, e shpëlani me ujë të ngrohtë dhe e thani fytyrën me peshqir të butë. Ta ruani në frigorifer deri tri ditë. Përsëriteni tri herë në javë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Temperaturat e larta dhe uji i nxehtë po i mbysin peshqit

Alaska ka qenë e përfshirë nga një valë e të nxehtit gjatë kësaj vere dhe kjo ka bërë që një numër i lartë salmonësh të mos e përballojnë dhe të ngordhin. Shkencëtarët kanë vërejtur se disa lloje salmonësh janë zhdukur pas një ekspedite përgjatë lumit Koyokuk të Alaskës, pasi vendasit njoftuan se një numër i lartë salmonësh kishin dalë në...