Maskë e thjeshtë për lëkurë komplekse

maskeLëkura komplekse është një përmbledhje ose një miksim i të gjitha tipeve të lëkurës, prandaj që t’a trajtoni ato me maskat e duhura duhet të keni shumë kujdes që të zgjidhni përbërësit e duhur. Gjalpi i thjeshtë dhe pak kohë i ndjenjur është një burim i pasur me vitaminë A, merreni atë dhe lëreni për disa orë në ambientin e guzhinës deri sa të ngrohet.

Vitamina A ju ndihmon të rigjeneroni lëkuren, stimulon qarkullimin e gjakut, përmirëson strukturen e saj, dhe ushqen fibrat me kolagjen. Mielli i tërshëres do të qetësojë lëkuren tuaj ndërsa kosi do të krijojë një maskë të butë.

Përgatitja;

Shkrini një lugë gjalpë, shtoni me radhë miellin e tërshëres dhe kosin natyral. Përzieni mirë deri sa të krijojnë një maskë të butë dhe në fund të proçesit vendoseni masken dhe e lini të qëndrojë 20 minuta. Shperlani fytyren me ujë të vakët dhe me ujë të ftohët për të mbyllur poret e hapura nga trajtimi i sapo bërë.