Home Shëndetësi Maskë me baltë dërstile dhe lëng trendafili

Maskë me baltë dërstile dhe lëng trendafili

maskeLëkura e yndyrshme tërheq pluhur dhe papastërti mbi siperfaqen e lëkurës së yndyrshme duke krijuar një pamje aspak të këndshme. E gjitha kjo do të bllokojë poret si dhe do të nxisë krijimin e akneve dhe kunjave të zeza. Në qoftëse keni lëkyrë me yndyrë, ju mund të pastroni poret dhe të eleminoni yndyren me disa trajtime të thjeshta. Mjafton që të keni kohë, dëshirë dhe përbërësit e duhur për të trajtuar lëkuren.

Përbërësit;

1 të bardhë veze

1 lugë baltë dërstile

1 lugë lëng trendafili

Përgatitja;

Rraheni të bardhen e vezë deri sa t’a bëni marenge dhe pastaj përziejeni me përbërësit e tjerë. Vendoseni masken e përgatitur mbi fytyrë dhe lëreni të qëndrojë 20-30 minuta deri sa të thahet. Shperlani fytyren me ujë të vakët dhe fshijeni me një peshqir të butë. Vendosni një locion lëmues me vaj nëse lëkura është shumë e thatë pas trajtimit të bërë. Përgatiteni dhe vendoseni këtë maskë të pakten dy herë në javë nëse dëshironi. Kjo recetë do t’ju ndihmojë të tonifikoni lëkuren duke i dhënë asaj një pigment të pasur dhe të butë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...