Maskë me banane për lëkurë të freskët

maskeKjo maskë shërben për një lëkurë më të pastër dhe të bardhë. Mos harroni që banania ka vlera të mëdha ushqimore e përse jo të mos e provojmë edhe në fytyrë?

Merrni një banane të plotë dhe pasi ta qëroni e shtypni me një lugë. Pastaj marrim  5 lugë gjelle kos dhe i përziejmë me masën e përgatitur nga banania.

E përziejmë derisa të krijohet një masë homogjene për tu  aplikuar në fytyrë dhe rreth zonës së qafës.

E lëmë për 20 minuta. E lajmë fytyrën siç bëjmë normalisht. Maska duhet të përdoret dy herë në javë, dhe lëkura juaj do të shkëlqejë.