Home Modë & Estetikë Maskë me banane

Maskë me banane

Maskë me bananeJanë të njohura përparësitë e shumta shëndetësore të bananes. Përveç vlerave te tjera për shëndetin, kjo frutë na bën edhe më të bukur.

Banania gjithashtu mund të përdoret edhe si maskë për fytyrën dhe flokët tuaj. Ajo do të hidratizojë lëkurën e thatë, ndërsa flokët tuaj do t’i bëjë të lëmuara dhe të buta, transmeton Telegrafi.

Për bukuri

Banania është e shkëlqyeshme për fytyrë sepse është e mbushur me ujë, vitamina, minerale, enzime… Prandaj është e shkëlqyeshme për hidratim të lëkurës

Marrim një banane, e shtypim mirë dhe e përziejmë me 3 lugë të vogla mjaltë, derisa të bëhet një masë homogjene. E përhapim këtë masë mbi fytyrë dhe e lëmë të veprojë për 10 minuta. Më pas e shpëlajmë me ujë të vakët.

Maskë për flokë delikate

Disa ekspertë të flokëve pohojnë se banania është kondicioneri më i mirë për flokë.
Mjafton të marrim një banane, ta shtypim dhe më pas ta përhapim mbi flokët e lagura.

Aplikoni atë në të gjithë flokët nga rrënja deri te maja – shpërndajeni atë me krehër. Lëreni të veprojë 20 minuta, pastaj shpëlani mirë me ujë të vakët.

Pasi ta keni përdorur disa herë do të vëreni ndryshimin e fytyrës dhe të flokëve tuaj.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...