Home Shëndetësi Maskë me kastravec

Maskë me kastravec

Dëshironi të trajtoni fytyren me diçka të freskët? Keni kaluar një ditë të gjatë, të lodhshme dhe po kërkoni një trajtim të lehtë i cili do t’ju freskojë pak? Përveç trajtimeve kozmetike në sallonet estetike, ju mund të trajtoni lëkuren tuaj edhe me maska tjera. Çfarë janë këto maska? Në fakt janë disa receta të thjeshta të cilat mund t’i përgatisni vetë në shtëpinë tuaj, përbërësit janë natyrale, shumë të shëndetshëm. Përgatitja e kësaj maske është e thjeshtë dhe shumë pak e kushtueshme.

Merrni një kastravec, lajeni me ujë të freskët, pastaj e ndani në rriska rrumbullake të trasha. Rrathët i vendosni mbi gjithë fytyren, edhe tek pjesa e qëpallave të syrit. Lëreni kastravecin të qëndrojë deri sa freskia e kastravecit të jetë shkrirë në lëkuren tuaj. Ky trajtim do të zbus dhe pastrojë lëkuren tuaj. Normalisht, maskë më të thjeshtë se kjo nuk do mund të gjeni dot.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...