Home Shëndetësi Maskë me kos natyral

Maskë me kos natyral

Dëshironi të trajtoni lëkuren tuaj me maska natyrale të cilat janë të shëndetshme? Keni një mbrëmje të rëndësishme por nuk ju mjafton koha që të shkoni në sallonet estetike dhe të bëni trajtime? Mos u merzisni? Ne kemi gjithmonë zgjidhjen e duhur për ju. Që të pastroni lëkuren dhe freskoni poret ju mund të përgatisni një maske natyrale me një produkt të cilin e keni gjithnjë në guzhinën e shtëpisë suaj.

Një ndër maskat më të thjeshta, dhe mënyra më e lehtë për të përgatitur një maskë shumë të mirë për lëkuren tuaj është nëse e trajtoni atë me kos natyral. Merrni një filxhan kos dhe vendoseni mbi fytyrë, lijeni të qëndrojë 20 minuta pastaj shperlajeni fytyren me ujë të vakët. Fshijeni fytyren me një peshqir të butë dhe në fund lyeni fytyren me një krem hidratues. Kremi hidratues do të zgjasë edhe më shumë efektin që kosi ka lëshuar mbi lëkure, dhe shumë shpejt do të shikoni rezultatet magjepse të kësaj maske. Nëse doni një rezultat të shpejtë atëherë mjafton që t’a lyeni fytyren me kos të pakten 5 herë në javë. Në këtë mënyrë lëkura do jetë me ekspozuar ndaj efektit zbardhues të kosit, dhe pastrimit të poreve.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...